JU PYESNI – NE PERGJIGJEMI.
Nga : Luan Pacani.
Siç eshte bere e ditur,në Greqi në fundin e vitit 2025 dhe fillimin e vitit 2026,ështe miratuar një pakete ligjore shumë e ashpër për emigracionin dhe azilin me qëllim kryesor :
📌 Parandalimin e emigrimit të paligjshëm
📌Forcimin e kontrollit të kufijve dhe procedurave.
Mjaft bashkatdhetarë që punojnë e jetojnë në ishullin e Kretes na kanë pyetur për paqartesite që kanë por duke i lidhur dhe me rastin e tyre konkret.
📌 Ilirjani që jeton në Ierapetra na shkruan : ” Prej 12 vjetesh punoj në ndertim. Shpesh kam punuar dhe vetëm me vërtetimin blu dhe në mjaft raste karta më ka dalë e skaduar.
Në cdo rinovim radhë,dokumenta pa fund,vonesa të shumta. Cfarë ndryshon për mua ligji I ri grek” ?
Përgjigje : 1.Leja e re do jetë minimumi dy vjeçare
2. Nqs gjate kësaj kohe do të jesh duke punuar te i njëjti punëdhënës, rinovimi bëhet automatikisht
3. Edhe nëse administrata,vonon ,nuk e humbet statusin.
4. Nuk ke rrezik për gjoba apo probleme me policinë.
📌 Elisabeta na shkruan :”Jemi një familje shqiptare që jetojmë në Iraklio prej 17 vjetësh. Per shkak të krizës ekonomike në Greqi,humbëm punen,sigurimet shoqërore,leja nuk na u rinovua më. Dhe ne vetë i lamë dokumentat pak pas dore. Qëndruam e punuam në të “zezë” Femijët vazhdonin rregullisht shkollën.
Për rastin tonë cfarë parashikon ligji i ri” ?
📌Sqarojmë : Para këtij ligji ekzistonte një shpresë që mbas 7 vjetësh të paligjshëm, (por që vërtetohej që kini qënë në Greqi) mund të aplikonit për legalizim.
Me ligjin e ri kjo mundesi eshte hequr dhe qëndrimi pa dokumenta konsiderohet vepër penale,pra fatekeqesisht ështe kriminalizuar qëndrimi i paligjshëm me 2-5 vjetë heqje lirie dhe gjoba të konsiderueshme nqs kapesh e nuk largohesh brenda 14 ditesh.
Pra perfundimi praktik për këto raste : Ligji i ri ju lë jashtë sistemit dhe jeni të rrezikuar.
📌Jam Geraldua student në Kretë. Punoj (part time)me orar të kufizuar për të mbuluar disa shpenzimet . Cfare parashikon ligji për studentet?
Sqarojmë :
1.Studenti mund të punojë qartë e ligjërisht.
2. Mbas diplomimit ,mund të aplikosh për leje pune dhe nuk të detyron kush të largohesh
Kalimi nga student në punëtor ështe më i thjeshtë. Pra ligji i ri ” favorizon” të rinjtë e arsimuar për ti përdorur për krah pune.
Pra deri tani ligji ka 2 dimensione:
📌Aspektet që gjoja modernizojnë dhe rregullojnë migracionin ligjor
📌Aspektet që i bëjnë më të rrepta masat ndaj qëndrimit të paligjshëm dhe per ata që ju refuzohet Azili.
📌LEJET E QËNDRIMIT
a) para ligjit të ri aplikimet per leje qëndrimi mbeteshin të pambaruara në vite për shkak të burokracise. Leje të shkurtra,kohëzgjatje, dokumenta të shumta . Shpesh emigranti dilte jashte sistemit jo per fajin e tij por për shkak të vonesave administrative.
= Me ligjin e ri :
Rishikimi e shqyrtimi i 90 mijë dosjeve që thuhet se do të zhbllokohen me njëhere dhe 90 mije të tjera në dy vitet e ardhme.
= Rinovim automatikisht për ata që punojnë tek i njëjti punëdhënës.
Personat që kanë qënë mbi 5 vjet të ligjshëm,por u eshte refuzuar kërkesa për aresye të ndryshme,ligji i ri ju jep shansin të aplikojnë serish.
= Për studentët e punëtor të specializuar, ligji eshte fleksibël.
📌Per shqiptarët me dokumenta , ose në proces legalizimi,këto ndryshime reduktojnë burokracinë,rrisin sigurinë ligjore dhe forcojnë mundësinë për integrimin afatgjatë në tregun e punës.
📌QENDRIMI ILEGAL OSE I PALIGJSHËM.
Para ligjit të ri trajtohej si shkelje administrative. Largim i detyruar,ndonjë gjobë,por jo ndjekje penale.
📌 Ata që kishin qëndruar 7 vite ilegal kishin shansin ligjor të bënin kërkesë per legalizim. Me ligjin e ri nuk kanë mundësi.
LIGJI I RI I EMIGRACIONIT NË GREQI, NUK ESHTE BARDHE E ZI.
AI U JEP SIGURI ATYRE QË JANË TË RREGULLT DHE KRIJON PASIGURI PER ATA QË JANË JASHTË SISTEMIT.
SFIDA ESHTE QË RREGULLI TË MOS KTHEHET NË PADREJTËSI.
Burimi/Facebook


Leave a Reply