Ky sulm nuk eshte “sherr” i çastit sepse z. Cakrani nuk eshte nga ata qe mund te debatoje me njerez rrugeve te qytetit te Vlores se ne ate qytet te paret e tij shkuan per ta mbrojtur edhe per te themeluar shtetin shqiptar. Ky sulm vjen nga urrejtja qe ka mbjellur Rilindja ndaj njerezve me shtylle te drejte vertebrore qe nuk ka presion qe i perkul. Avokati rrjedh nga nje familje e cila ka vulen e saj ne dy ngjarje per te cilat krenohet sot edhe pas 80 vitesh kombi shqiptar edhe mund te them qe jane dy ngjarjet e vetme qe sot qeveritare dhe zagare i permendin lart e poshte si merita te popullit, por ne fakt te dyja kane emer. Njera qe e perdorin me Italine, me shpetimin e mijera ushtareve italiane, gjate kapitullimit te Italise dhe ardhjes se nazismit ne Shqiperi, ku ushtaret italiane ekzekutoheshin si dezertore dhe ishte patrioti Kadri Cakrani qe i strehoi edhe i kaloi ne Itali . Po ashtu “medalja” qe duan te gjithe te ngulin ne gjoksin e tyre te kalbur, shpetimi i hebrenjve nga inkuzicioni nazist. Edhe kjo veper ka nje emer, ai eshte emri i Kadri Cakranit i cili si minister i brendshem jo vetem kundershtoi gjermanet per te dorezuar hebrenjte por edhe i pajisi ata me pasaporta shqiptare dhe i shpetoi nga vdekja! Pikerisht per keto arsye e urrejne komunistet e sotem Kujtimin, pikerisht per keto vepra te medha qe plebenjte i urrejne.
Jam i bindur qe kjo ngjarje nuk ka te beje as me profesionin, as me sherrin e momentit, por ka te beje me qendrimet patriotike te Avokatit. Ky eshte paralajmerim per deklaratat e tij ne mbrojtje te prones dhe vlerave patriotike.
Sherim te shpejte miku im dhe mos u dorezo se e ke per detyre te mbash lart emrin tend dhe te familjes tende. Ky me ngjan si atentati qe i bene terroristet e kuq, Kadri Cakranit ne Tirane. Per fat te keq eshte ne te njejtin muaj, ne shkurt.
Sherim te shpejt dhe jete te gjate miku im!
Burimi/Facebook


Leave a Reply