Studio ligjore “Jurisprudenca”, ku aktualisht unë jam pjesë e stafit, është në proces zgjerimi të aktivitetit të saj profesional përmes krijimit të një Laboratori Shkencor Kriminalistik, i cili do të funksionojë sipas standardeve më të larta teknike dhe shkencore.
Ky laborator do të ofrojë shërbime të specializuara në fushën e ekspertimeve kriminalistike, duke përfshirë hartimin e akteve të ekspertimit kriminalistik, ekspertime të zërit, audio dhe video për identifikim, krahasim dhe verifikim autenticiteti, si dhe ekspertime të telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike për nxjerrjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave digjitale, si edhe ekspertime të tjera të natyrës teknike në funksion të proceseve penale dhe civile.
Drejtimi i këtij laboratori do t’i besohet ekspertëve profesionist me përvojë shumëvjeçare në fushën e ekspertimeve kriminalistike, të njohur për kompetencën dhe profesionalizmin e tyre.
Në përbërje të laboratorit do të jenë profesionistët më të mirë të elektronikës në Shqipëri, specialistë të kualifikuar në analizën e teknologjive digjitale dhe sistemeve elektronike, duke garantuar rezultate të sakta, të besueshme.
Rezultatet do të mbështetura në metoda shkencore bashkëkohore, me synimin për të forcuar më tej rolin e studios ligjore Jurisprudenca në ofrimin e një shërbimi të plotë dhe cilësor për klientët dhe organet e drejtësisë.
Burimi/Facebook/Avokat Arben Llangozi


Leave a Reply