Avokat Cakrani është një njeri fisnik, pinjoll i një nga familjeve themeluese të shtetit shqiptar nga pavarësia e deri në pushtimin sllavo-komunist! Ai është figurë publike dhe nga të paktët zëra të guximshëm publikë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të secilit prej nesh!
E them këtë se ai me mundësite ekonomike që ka mund të kishte zgjedhur të bënte një jetë të qetë pa “trazuar” ujërat por jo, ai ka zgjedhur të mos konformohet me të keqen e të jetë një zë në mbrojtje të lirisë e së drejtës!
Sot është dhunuar jo një individ por gjithësecili prej nesh që do, mbron dhe lufton për lirinë! Kjo dhunë frymëzohet dhe inkurajohet direkt dhe indirekt nga maja e piramidës të se keqes!
Jemi me ju Avokat në këto momente të vështira!
Nëse nuk reagojmë të gjithë ndaj dhunës ajo vetëm se do të marrë zemër e do kapi secilin prej nesh!
Êshtë koha të reagojmë fuqishëm si komb i civilizuar e të mos lejojmë që llumi të na vejë poshtë e të na zhbëjë!
***
Nëse nuk do reagojmë sot nesër do të jetë vonë dhe ndoshta nuk do të mundemi edhe po të duam!
Burimi/Facebook


Leave a Reply