Ky gurvarr është zbuluar në vitin 2021 në Vushtrri, pranë Mullirit të Nevzatit. Sot ai ruhet në Muzeun e Vushtrrisë, si një dëshmi e heshtur e jetës dhe kulturës së dikurshme në këtë qytet me histori të thellë.
Sipas Burim Rexhepi, përgjegjës për trashëgiminë kulturore në Komunën e Vushtrrisë, kjo gjetje ka vlerë të veçantë historike dhe arkeologjike, duke na kujtuar se Vushtrria ka qenë e banuar dhe e gjallë shumë përpara kohës sonë.
Historia nuk flet gjithmonë me zë të lartë. Nganjëherë, ajo na përshëndet nga guri.
Burimi/Facebook


Leave a Reply