Pasiguria mund të quhet pa dyshim një çështje që në shumicën e rasteve shoqëron femrat. Por si vjen ajo? Kryesore është që të gjendet burimi i të keqes dhe… të asgjësohet!
Të gjithave na ndodh. Ka raste që e kapim veten duke sjellë ndër mend mendime pesimiste. Sa shumë ke shtuar peshë, të do apo jo i dashuri yt, të kushtojnë rëndësinë e duhur miqtë, apo të kanë lënë në hije… e shumë pasiguri të tjera të ngjashme.
Pasiguria “mbretërinë” e saj e ka tek femrat. Sigurisht që edhe meshkujt kanë “hallet” e tyre, sidomos për pamjen e jashtme, por nuk i japin kaq shumë rëndësi.
Po pse vallë femra “vuan” nga sindromi i mungesës së besimit në vetvete dhe pëson kriza pasigurie?
Kjo, pasi:
– Jemi rritur me logjikën: Mashkulli = Forcë dhe Femra = Dobësi dhe dobësia është një karakteristikë e pasigurisë.
– Që kur ishim vajza të vogla na inkurajonin që të ishim të rregullta, të ëmbla dhe të zbukuruara. Pra, t’i kushtonim rëndësi pamjes së jashtme.
– Në mendjen tonë kemi pasur gjithmonë që mashkulli është në kërkim të femrës perfekte dhe përpiqemi vazhdimisht që të arrijmë perfekten.
– Një femër nga natyra ka më shumë shqetësime, në lidhje me një mashkull realist.
– Femrat zakonisht nuk përqendrohen në shkakun real të një problemi.
Këto janë disa nga shkaqet që na kushtojnë pasiguri në vetvete, të cilën e përcjellim edhe tek të tjerët. Por si mund ta luftojmë?
Duhet të mbajmë mend se:
– Shembujt që na ofrohen nuk janë gjithmonë të vërtetë. Sidomos kur bëhet fjalë për botën e show bizit. Mediat elektronike dhe photoshop bëjnë mrekulli. Mos kujtoni se janë të vërteta fotot e femrave të bukura në revista apo reklama. Është thjesht fake.
– Çfarë është ajo që të shkakton pasiguri? Është vërtet diçka që ekziston? Zakonisht pasiguria për pamjen e jashtme është rezultat i problemeve me të cilat përballemi në jetë. Pra, kjo do të thotë se një operacion plastik nuk do të zgjidhë gjë. Duhet gjetur rrënja e së keqes, për t’u shkulur njëherë e mirë.
– Bë ushtrime vetënjohjeje dhe vlerësimi për veten tënde. Mëso cilat janë mangësitë dhe të mirat që ke, pasi do të gjesh shumë kategori ku do jesh vërtet e mirë.
– Gjithçka është në dorën tënde. Duhet të kesh besim të vetvete, të mos i injorosh gabimet që bën dhe të vazhdosh përpara. Çdo disfatë në çdo drejtim, profesional, dashuror, miqësor, do të të vlejë si mësim në të ardhmen. Mos e nënvlerëso veten dhe mos iu dorëzo depresionit dhe pasigurisë. Meriton më të mirën, ndaj duhet të mësosh si ta kërkosh atë.
– Vendos qëllime reale për t’i realizuar. Por për të arritur deri këtu, duhet që fillimisht të dish se çfarë kërkon dhe të përpiqesh ta arrish. Mos i lë gjërat në fatin e tyre.
– Dhe mos harro: Asnjë nuk është perfekt. Këtë regjistroje mirë në mendjen tënde! /albmirror.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply