Mirmëngjes motra dhe vëllezër shqiptarë.
Pashë në T.Çenëll emisionin për emigrantët që trajtohen keq në vëndin tonë.
Më vjen shumë keq që sillen ashtu ,kur gati nuk ka famlje shqiptare që nuk e ka provuar emigracionin edhe si klandestinë .
Dhe si të tillë duhat ta dimë ç’do të thotë emigrant.
Po sjell një copë nga jeta ime si emigrant.
Fillova punë në 1996 në Izola Mangna Komuna Piazola sul Brenta. në Veneto Itali.
Nuk dija as një fjalë italisht.
Më caktoi pagën i nderi Sebastiano 1 milion lireta në muaj vinte data mi jepte.
Me ato lava borxhet e gomones që erdha këtu në Itali.
Për të ngrënë 3 vakte bashkë me gjithë familjen e atyre.
Madje edhe kur vinin mysafirë unë bashkë me ata.
Për të fjetur më kishin lëshuar një dhomë më vehte ,ku rrobat i lante e zonja e shtëpisë.
Unë disa rroba , nuk ja jepja asaj shami dore,çorape edhe…?
Edhe e ndjera Bertila më thoshte i lan lavatriçja ,nuk ia jepja.
Tani si ka mundësi që unë sot të bëhem pronar dhe të sillem keq me hallexhinjtë si unë dikur?
Tani a ka pronarë që sillen keq?
Po sigurisht që ka.
Po ne duhet të udhëhiqemi nga ndjesi shpirtërore pozitive jo nga zëmër keqët pa mëshirë.
Edhe në greqi kam qënë në një fshat të Kozanës,
edhe atje i ndjeri Vasilos nuk na trajtoi keq ishim 4 persona.
Na lëshoj 1 kasolle dhe në darkë çfar ushqimi i tepronte na i sillte ,nuk kam pse ta mohoj të vërtetën edhe pse kam shumë rezerva për greqinë për mardhëniet tona në shekuj.
Pastaj u dorëzova vet pas 1 jave në polici nuk më preku as kush me dorë.
Kështu edhe njëherë ju bëj apel o bashkë atdhetarë mos u sillni keq me fatkeqët.
Tani po sjell në paralel vargjet e Naimit të madh.
Zogu dhe Djali.
Një zog të vogël zuri një djalë,
ai po dridhej e i tha ca fjalë.
Nuk të vjen keq se jam i mitur?
Si ti i vogël edhe i pa rritur.
E keqe zezë këtu më pruri,
dhe gracka jote ra e më zuri.
Nënën e kam lënë keq në folet,
dhe ajo me ankth më pret.
Mos abuzoni me fatkeqësinë e të tjerëve edhe pse janë të huaj të zes apo të bardhë janë qënie njerëzore si ti, si unë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply