Deklarata e Raportuesit të Parlamentit Europian Andreas Schieder rreth shashkave të molotovit në protesten e fundit të opozitës në realitet është surrati i vërtetë i asaj Europe së cilës At Gjergj Fishta i hakërrehej këtu e një shekull më parë!
Europa që sot ka ngelur si pula pa kokë e nuk di nga përplaset e vërtitet shqetësohet nga molotovët e atyre pak shqiptarëve që akoma kanë ngelur në Shqipëri por nuk shqetësohet për një pushtet që gjysmën e ministrave i ka në burgim e gjysmën në hetim!
Zoti Schieder shqetësohet për molotovët e opozitës por jo për një shtet nyje e trafikut të drogave të forta me të cilin ka ra në hall e gjithë Europa!
Ju duhet të shqetësoheshit e të kërkonit arrestimin e abuzuesve të fondeve të IPARD, Z. Schieder e jo për protestat krejt simbolike të protestuesve të opozitës!
Në cilin vend të Europës tuaj Z. Schieder një zv kryeministre në akuzë për vjedhje galopante të parave të taksapaguesve mbrohet me grusht të hekurt nga kryeministri e nuk i jepet drejtësisë!?
Si është e mundur që heshtni Herr Schieder?
Ju jeni bërë për t’ju qarë hallin Z. Schieder e në sytë e shqiptarëve jeni bërë në rastin më të mirë qesharakë!
Ju ngjallni neveri tek shqiptarët!
Unë e shqiptarët e kthjellët e dimë nga niseni kur bëni deklarata të tilla! Ju e doni Shqipërinë dhe shqiptarët, aq sa ju vlejnë për depozitim mbetjesh toksike e kampe azilkerkuesish në tokën e tyre! Kaq e asgjë më shumë! … Ah se desh harrova edhe që të shfryni epshet tuaja në hotelet luksoze të Tiranës!
Për mua gërdalla që ka mbetur nga ajo që quhet BE bash për shkat të zyrtarëve krejt qesharakë si ju i ka ditet e numëruara e nuk do mund të mbijetojë!
Për fatin tonë e qytetërimit të vërtetë Europian kjo gërdallë po shembet!
Sa më shpejt aq më mirë!

Burimi/Facebook


Leave a Reply