Sa i kam pa, u kam syve,
Pa dasht, syni t’shkon per dreq,
Maaarshalla u thashë te dyve,
Mos u paftë syni i keq !
Kjo resme me la pafjalë,
Nuk e them në sens humorit,
Si çift pëllumbash keni dalë,
Dy Legjendat e folklorit !
Viola, po “pelcet nga vapa”,
Por, jo nga vapa e gushtit..
Ndoshta e rëndon mbi shpatulla,
Krahërori i Jonuzit…
“Uuuu…hu hu”, ban Violeta,
Ky Jonuzi “sherr budall”,
Sa i afrohem pak e shkreta,
Po don krejtë me m’perpi gjallë…
-Jo, i thotë: -“s’ta kam pa shokun”,
Ma hiq krahin, se m’bane “ujë”,
Jonuzi: -shikoje “zogun”,
Kjo foto ka me ba “bujë”…
Këtë resme, djal mbas djalit,
Do të ruhet gjatë nder breza,
Vjola, i thotë fotografit:
Shkrepe t’shkreten se u “ndeza”!
Fama e tyre ka marr dhenë,
Vjola, të “mbyt” me hajgare,
Që te dy, një jetë në skenë,
Krenaria e Malësisë së Madhe.
Vebi KURTAJ
Burimi/Facebook


Leave a Reply