Kjo nuk është më politikë. Kjo është ikje. Ikje nga vota. Ikje nga e vërteta. Ikje nga drejtësia.
Ky Minuk Koridoresh i trembet seancës plenare, sepse aty nuk komandon më me statuse Facebook-u dhe konferenca të inskenuara. Aty ka vetëm një armë: votën. Dhe Rama e di që atë votë nuk e kontrollon më.
Prandaj po përdor çdo institucion si mburojë personale. Komisioni i Mandateve u shndërrua në zyrë noteriale të Kryeministrit. Deputetët u urdhëruan të heshtin. Të mos dëgjojnë. Të mos shohin. Të presin “Gjykatën Kushtetuese”. Një justifikim qesharak për Dhe një frikë reale.
Gjykata Kushtetuese, që duhej të ishte gardiane e Kushtetutës, sot është shërbëtore e pushtetit. Po të ishte gjykatë dhe jo dekor, çështja Balluku do ishte trajtuar me urgjencë. Por urgjenca e vetme sot është urgjenca e Ramës për të fituar kohë.
Belinda Balluku është e pandehur. Ka vendim të GJKKO-së. Ka pasaportë të bllokuar. Dhe megjithatë vazhdon të sillet si ministre normale. Një ministre që nuk mund të dalë jashtë shtetit është një ministre e sakatuar institucionalisht. Një zëvendëskryeministre që nuk përfaqëson dot shtetin Pra sot Belinda është një mashtrim publik.
Por Rama nuk mbron Ballukun. Minuku mbron veten. Ai e di shumë mirë që në momentin që kërkesa e SPAK shkon në seancë plenare, deputetët e tij do ta hedhin në kosh urdhrin politik. Askush nuk do të digjet për Belindën. Askush nuk do të futet në histori si mburojë e një të pandehure.
Prandaj Rama nuk guxon ta çojë çështjen në parlament. Po të ishte i sigurt në 83 mandatet e tij, sot Balluku do ishte votuar, mbrojtur ose rrëzuar. Por nuk është. Sepse 83 mandatet ekzistojnë vetëm në propagandë, jo në realitet.
Skenari është i qartë: 1. zvarritje në Kushtetuese 2. opinion i turbullt nëpërmjet mediave 3. Dërgimi në Venecia si strehë për shtyrje dhe 4. SPAK i bllokuar përkohësisht
Kjo është strategji paniku e Minukut e absolutisht nuk është shtet ligjor.
Me këtë sjellje, Rama nuk po sfidon vetëm SPAK-un. Ai po i pështyn në fytyrë SHBA-së dhe BE-së, që kanë thënë hapur: askush mbi ligjin. Dhe Rama po thotë të kundërtën Duke u shprehur hapur se Unë jam mbi ligjin.
Por historia është brutale me pushtetarët që fshihen. Ligji mund të vonohet, por nuk fal. Dhe çdo ditë që Rama blen kohë, vetëm sa e shtrëngon më fort lakun rreth vetes. Tashmë SPAK-ut i mbetet detyra ta çojë këtë betejë deri në fund. Në planin moral, populli ka vendosur: Rama dhe deputetët e tij manekin janë të humbur.
Drejtësia mund të pengohet.
Por kur vjen, Ajo nuk pyet për manovra.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply