Në Dhëmblan të Tepelenës, nën gurë e shi,
u rrit një djalë me plagë, por me shpirt flori.
Fëmijëria iu nda dhe një jetë tjetër e thërret,
se liria s’rritet aty ku frika mbretëron e vret.
I vogël në moshë,por i mençur dhe i mbarë,
hidrocentralet i panë djersën e parë.
Hekur e zjarr, saldim e shkëndija,
mes punës e heshtjes rritej dhe burrëria,
Në net të errëta shihte botë tjetër,
përtej telave, përtej murit të vjetër.
Perde e hekurt, një atdhe i mbyllur,
dhe shpirti i tij çdo ditë më i ndrydhur.
Tetori erdhi me erë deti e kripë,
Saranda heshti nën një natë pa dritë.
Dy trupa në ujë, dy shpresa në gjoks,
deti i jugut u bë gjyqi i radhës për ta dje edhe sot.
Shoku u drodh, vala e mundonte,
vdekja në krah i afrohej e kërcënonte.
“Ik!” – i tha – “shpëto veten, vëlla!”
Por Beqiri s’e njihte lirinë pa vëllaun pranë.
Mes plumbit e dallgës,e mbajti në krahë,
nga britma e rojes derisa nata u ça.
Nëpër rrugë i shëtitën të lidhur me litarë,
Për të mbjellë frikë te çdo qytetarë.
Hetuesi pa fytyrë, dhoma pa dritë,
trupi thyhej, por jo ai shpirt.
Njëzet e dy vite, vendim i ftohtë,
por burgu s’ka çelës për zemrën e fortë.
Qafë-Bari hungëronte me gur e mineral,
policë xhelatë, kamxhik, urrejtje, zall.
Policët si hije ndodheshin kudo,
Diktatura e proletarjatit ishte ligj për to.
Arratia erdhi dhe shpresat u rritën,
u fsheh poshtë skodës duke mposhtur frikën.
U hodh nga skoda mbi lumin aty pranë,
dhe ecte i lumtur duke shikuar anembanë,
Tre ditë në male, me vdekjen përballë.
I rraskapirur nga të ftohtit ecte ngadalë.
Komanda dhe fshati në këmbë ishin çuar,
nëpër pyje edhe male me qen ishin duke kërkuar.
Mes malëve dhe pyjeve nga të ftohtit kishte ngrirë,
Rrobat ishin lagur,trupi i tëri i ishte mpirë,
Xhandarët e kuq e gjetën të bllokuar,
E tërhoqën zvarrë si ujqër të tërbuar.
Sërisht e rrahën dhe e gjykuan,
Por shpirtin e tij nuk e nënshtruan.
Burrel i zi, ferr pa emër,
Sa e sa shqiptarë ke lënduar në zemër.
Ra diktatura,sheshet gumëzhinin,
Mbi podjume ai shikonte maskat dhe mashtrimin,
Ai doli me plagë me sy nga perendimi,
Se komunistat dhe xhelatët thërrisnin:”Ne jemi shpëtimi”.
Greqia e para, mërgimi i hidhur,
pastaj anija, fshehur mes mallrash,me shpresën i lidhur.
Njëzet e një ditë det, frikë e lutje,
derisa Nju-Jorku u ndez si premtim në muzgje.
Hudson i ftohtë, rryma e fortë,
Por Beqiri e dinte:liria s’pret,fitohet me shpirtë e not.
Para kullave shum katëshe të Një- Jorkut plot ndriçim,
Qëndronte krenarë një shqiptarë trim.
Sot ai punon, ndihmon dhe gëzon,
As Dhëmblanin, as lotin, as burgun se harron,
Se kush ka vuajtur, di të dhurojë lumturi,
Di të fali,të dhuroj mirësi.
Beqir Çaushaj ,emër i thjeshtë,
Vepra e tij flet me forcë në çdo rrjeshtë.
Beqir Çaushaj,emër i gjallë,
Diktaturës komunisti dijti ti bëj ballë.
Gresilda Rrugeja.12.12.2025.
Beqir Arif Çaushaj
Arif Çaushaj,lindi më 03.02.1957.Familjen e Arif Çaushajt regjimi i egër diktatorial komunist e tranferojnë me 21.08.1968 nga qyteti i Vlorës e rikthyen në vendlindjen e tyre në Dhëmblani të Tepelenës.Arifi Çaushin stuhitë e jetës e kishin goditur nga të gjitha anët,dallgët e kishin përplasur breg më breg,por ai kurrë nuk ishte thyer,por u kishte mbijetuar.Meraku më i madh i jetës për të ishte djali Beqiri,drita e vetme e syrit.Pas mbarimit të shkollës Arfi nuk dëshironte ta mbante djalin në një ambjent të mbyllur.Kështu fal aftësive të tij,mençurisë,urtësisë,përmes njohjeve të shumta që kishte arriti që “ilegalisht” ta largojë të birin nga fshati,duke e sistemuar me punë në Hidroçentralin e Firzëz,ku Beqiri punoi katër vjet (1972-1976) pa dokumente.Ishte e paimagjinueshme për atë kohë por ishte e vertetë.Në këto vite djaloshi 15 -vjeçar punoi dhe mori zanatin e saldatorit.Me pas ju nënshtrua shërbimit të detyrueshëm ushtarak.Pas mbarimit ushtatak sërisht me ndihmën e miqve mundi të filloj punë në Ndërmarrjen Industriale të Montimit në Tiranë.Me liçencën e saldatorit e pati më të lehtë të sistemohej.Në ato vite duke punuar në një humbëtirë të largët nëpër Hidroçentrale,në Rafinerinë e Ballshit por dhe në kryeqytet Beqiri ndiqte me interes në televizior në mënyrë të fshehtë Rai,duke parë se çbehej përtej perdes së hekurt.Duke ndjerë përditë peshën e vargonjëve të regjimit për vite me radhë vendosi se si të shpëtonte prej atij ferri.Dhe një ditë tetori,bashkë me një shokun e tij morën rrugën nga Tirana në drejtim të Sarandës.Me datën 17.10.1987, vendosën të kalonin me not në mënyrë të fshehtë në drejtim të ishullit të Korfuzit,Greqi.Gjatë kësaj aventure të guximshme shuku i tij u bllokua e gati po mbytej në det.Në këto rrethana ai nuk mund ta linte shokun të mbytej,por gjith natën notoi duke e tërhekur pas vetes e mbajtur në krah deri sa rojet kufitare e diktuan dhe hapën zjarr kundër tyre.Pasi e kapën e torturuan dhe e prangosën.Autoritetet policore e shëtitën me makinën e policisë për disa minuta në qytetin e Sarandës,për të frikësuar e mbjell terror tek të gjithë ata që mund të ndiqnin shembullin e tij.Beqir Çaushaj u hetua dhe u dënua me 22 vite burg politik.Pas dy vitesh në burgun e Qafë-Barit, në 24 .11.1989 kur po transferohej nga njëri burg në tjetrin,në një moment të përshtatshëm i shpëton syrit të ushtarëve që e shoqëronin dhe largohet duke u hedhur në një lum që ndodhej aty afër.Udhëtoi tre ditë nëpër pyje e përrenj,kryesisht natën për ti shpëtuar syrit të atyre që e ndiqnin,por dhe popullatës.Qëllimi ishte të kalonte sa më shpejt kufirin.Por për shkak të vështirsive të terrenit dhe motit ,me shumë dëborë e ngrica,pas tre ditësh gjendet i ngrirë nga ushtarët.Pas rihetimit dhe torturave çnjerëzore ,burgoset përsëri në burgun famëkeq të Burrelit.Pas rrëzimit të regjimit diktatorial komunist në 17 .03.1991,ai u lirua nga burgu duke fituar lirinë dhe duke u larguar menjëherë për në Greqi.Me 26 maj të vitit 1991 ai në mënyrë klandestine hipi në një anije transporti mallrash në portin e Pireut,me objektiv drejt SHBA-së.Pas 21 ditësh,në 16 qershorë 1991,ai pa për herë të parë dritat e Një-Yorkut.Duket e pabesueshme,por midis Statujës së Lirisë dhe urës Varrazane,ai u fut me not në ujërat e ftohta të lumit Hudson duke notuar për disa orë deri sa mbërriti tek “qyteti i dritave”.Më në fund i lodhur dhe i rraskapitur ja doli të mbërrijë në Brooklin,në liri.Tashmë ëndrra që e kishte ndjekur që nga fëminia u bë realitet.Pasi fitoi azilin në Amerikë,filloi të punojë e të përshtatet shumë shpejt me jetën amerikane.Si punë e parë ishte biznesi me kamionë në një familje amerikane,punë të cilën vijon ta bëj edhe sot.Kur virusi preku vendin ai nuk e ndali punën.Duke parë që shumë rafte në marketet në Ealmart ishin bosh ,ai me kamionin e tij u nis të furnizojë marketet duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve amerikanë.Ai mban lidhje të vazhdueshme duke u kthyer shpesh në vendlindje.Me përvojën e fituar.në SHBA dhe duke shpresuar se në vendin e tij ishte kthyer demokracia e vërtetë dhe tregu i lirë vendosi të investonte në disa projekte.Ky është Beqir Arif Çaushaj,njeriu human e atdhetarë,një birë i denjtë i Dhëmblanit,Lopësit e Tepelenës,që rrezaton me shembullin e tij,jo vetëm në Ëalmart të Amerikës,por nuk harron të mbështesë çdo nismë atdhetare në shërbim të vendlindjes së tij Lopësit dhe të gëzojë vogëlushet e Dhëmblanit në raste festash dhe disa të përndjekur politik që gjenden në gjendje jo të mirë ekonomike.I tillë është Beqir Arif Çaushaj,kurajoz,punëtorë,i sakrificës,bujarë,liridashës e i thjeshtë deri në madhështi.
Shkroi:Gresilda Rrugeja.Mar nga libri me titull :Një Hero i Gjallë Mes Nesh,i autorit Hysen Ismail Haxhiaj.Biografia nga Veli Varfi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply