1. Operacion i mbrëmshëm nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), është zhvilluar, në një nga kullat më luksoze të kryeqytetit “Green Tower Forever”.
2. Ky operacioni është rezultat i një investigimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i cili, para 10 ditësh, pasi ishte referuar fillimisht në autoritetet e antimafias italiane, është referuar në SPAK, kjo për shkak të kompetencës lëndore dhe territoriale.
3. Investigimi i emisioninit “Le jene”, është fokusuar në një rrjet të mirë organizuar mashtrimesh përmes call center, ku sipas informacioneve tejet të sigurta, për mbi tre muaj, mbi 15 persona u infiltruan në këtë organizatë kriminale.
4. Të infiltruarit nga “Le Iene”, arritën të zbërthejnë një skemë kriminale mashtrimi në shuma të mëdha, dhe sesi i gjithë ky aktivitet, kishte formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.
5. Pas verifikimeve dhe hetimeve të thelluara, fillimisht nga antimafia italiane e më pas nga SPAK dhe BKH, flitet se ky aktivitet është i bazuar në mashtrim në një shumë minimalisht 100 milionë euro.
6. Aksioni i mbrëmshëm, është koordinuar midis antimafias italiane dhe SPAK, drejtuar nga prokurori Z. Vladimir Mara, për shkak edhe të emêrimit të këtij të fundit para 2 javësh në krye të Seksionit kundër Krimitctë Organizuar dhe atij Kibernetik, më të cilin janë takuar edhe vetë gazetarët e emisionit investigativ “Le jene” të enjten e kaluar.
7. Shpejtësia e ndërhyrjes nga SPAK dhe BKH, për të cilët kam vlerësimin tim maksimal, lidhet me kërkesën imadiate të gazetarëve për sekuestrimin e provave në vendngjarje, pasi dyshohej se mund të shkatërroheshin serverat kryesorë (pasi të jepej emisioni “Le jene”), megjithëse, vetë gazatarët invesigativë, janë kujdesur që të grumbullojnë prova të mjaftueshme.
8. Gjatë kontrollit në zyrat e kompanisë janë sekuestruar miliona euro cash, si edhe dhjetëra kuleta kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të hetuar.
9. I pranishëm në këtë operacioni, ka qenë edhe drejtuesi i BKH-së, Z. Joni Keta.
10. Po e lë me kaq, për shkak të sekretit hetimor.
Shihemi në ditët në vijim……
Ditë të bukur Ju uroj Miq.

Burimi/Facebook


Leave a Reply