E lindur në Shkodër, Elizabeta Qyrsaqi (Dodmasej) përfaqëson një brez artistësh që e ndërtuan rrugëtimin e tyre me disiplinë, pasion dhe përkushtim ndaj artit. Formimin e mori në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”, nën drejtimin e pedagogëve dhe figurave të shquara si Robert Prennushi dhe Pjetër Gaci, duke u dalluar herët si soliste në koncerte dhe konkurse.
Nga skenat shqiptare te bashkëpunimet me dirigjentë e artistë të njohur, nga Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar te Orkestra e Harqeve të Akademisë Greke, rrugëtimi i saj është një histori e bukur përkushtimi ndaj violinës
Në vitin 1997, ajo ishte violinë e parë në një grup virtuozësh helenë, duke shoqëruar tenorin me famë botërore Hoze Kurra, ndërsa aktiviteti i saj artistik shtrihet edhe në Greqi e Qipro.
Jeta dhe arti i Elizabeta Qyrsaqit (Dodmasej) mbeten pjesë e rëndësishme e trashëgimisë muzikore shkodrane.
Burimi/Facebook/Shkodra Zone


Leave a Reply