Po,kafenë e mëngjesit e preferova t’a pij në një nga lokalet e shumta që shtrihen në rrugën më të trafikuar të qytetit e cila fillon nga ish “Ura e Dajlanit”deri në Mauzoleumin e Dëshmorëve dhe pastaj ndahet më dysh ,njëra drejt qendrës së qytetit dhe tjetra deri në Bishtin e Pallës.
Pak a shumë 500 metra rrugë në këmbë mu desh që ti kapërxeja me shikim të ngulur në trotuar,mbushur me jashtë qitje të qenve endacakë të cilët ditën flejnë përpara dyerve të lokaleve,ndërsa natën bëhen zotër të qytetit .Pra askush nuk mund të guxojë të lëvizi pa makinë në orët e vona të mbrëmjes.
Më kujtohet kur për probleme pune ndodhesha me tim bir Arditin në qytetin Sant’Elpidio(It) .Arditi merrte shpesh pjesë në takimet që organizonte komuna për trajtimin e problemeve që paraqiteshin nga shoqëria civile.
Dhe një ditë kryetari i komunës në bazë të ankesave për ndotjen e qenve në trotuare, u angazhua me një grup pune kontrolli duke përshkuar të gjitha rrugët dytësore në qytet dhe më pas çdo gjë ishte në perfeksion.Gjobat nga vëzhgimet dhe raportimet e qytetarëve bënë që situata të ndryshonte me një herë.
Mirëpo nuk e di se kush duhet të merret me qentë që janë pa zot(pronar) në Durrës.
Shumë nga ata,punonjës të lartë të një shteti të keqtrajtuar nga sehirxhij që prej më se 35 vite ,bredhin me makina, nuk ju lyhen këpucët nga balta apo jashtë qitja e qenve, nuk kanë pse të shqetësohen, por më shumë kanë frikë të përballen me situatën e krijuar në vite.
Burimi/Facebook


Leave a Reply