Sa të vijë ai Maji i dashur,
do shkoj ore të kujtoj rininë.
me dëshirën që kam pasur,
do ngjitem sipër në brinjë.
Me ca bukë ponice në torbë,
pak gjizë,qep,edhe dhallë.
Me thes e me shkop në dorë,
do i ngjitem shkëmbit në ballë.
Atje ku më pret Çaji i malit,
me aromën e tija jam rritur,
Atje u ndezën ëndrrat e djalit,
me bletët malet kemi shetitur.
Atje me bletët u dashurova,
i lashë që të vilnin nektarin.
kurrë me ato s’u ngatërrova
këngët e zogjve zgjonin malin.
Eh,vitet ikin kujtimet mbeten.
të rinj mbetën Çaji dhe Mali,
Të gjallët si dëbora treten,
si bora nuk u tretka malli !
Do mbaroj aty duke mbledhur,
vrapin në Mjetes do ta mbaj,
Mes livadhit duke përdredhur,
thesi i dytë do mbushet me çaj.
Dhe etja aty kur të më marri,
dhe djersa ballin të m’mbulojë.
Vrapin do marr si Sorkadhi,
Burimi Zallit do më shërojë.
Një thes në Bofje do mbush,
me vehte ta sjell këtu në Itali.
Gjethe do këput në gëmush,
ato më mbajnë erë Shqipëri.
Burimi/Facebook


Leave a Reply