Një puthje mes gushe,
një djersë e ftohtë që lau malet
një kumt i rremë
një gur në prag
një tufë floku
një leckë mbush me thonjë të prera
ju mbeti në derë.
Bëni një gosti me gjithë të mirat
me i njoftue shtrigat e Salemit
që hangrën veten për lojën lakuriq,
për hatër të atyne që nuk pyesin për pasardhës
për të rrëgjuarit që nuk dinë të hyn në sy grash.
Çka deshtët me ditë më shumë
veç lojës lakuriq
veç magjisë djegun në lule të ballit
njaty ku i del flaka të dashuruarës.
Mundeni me e puth magjinë
kur të rrëzoheni brenda n’të,
mundeni me i puth magjistaret
me fytyrat e hequra të shtrigave të Salemit
të përflakura për gushën tuaj,
mundeni me ua gris këmishat
me ua hedh tej, thimthat si kumbulla
mundeni me i fye
me i pështye
në stinën që do të mbeten vetëm
në ditën që do t’ju rrëshqasin fjalët
se dinë me ju dashtë
edhe pse nuk ua nuhatët e s’ua njohët dashninë
që mbeti n’udhë.
Fotografi nga rinia
Burimi/Facebook


Leave a Reply