Dom Ndoc Nikaj krye këndimet në Seminarin Papnuer të Shqipnís në Shkodër, nên drejtim t’ Etenve Jezuit e bâ meshtar në 1888 mbas pak vjetsh u gjindka famullitár në Shkrel. Në vj. 1893 Abati i Mirditës, njoftë zotsín e guximin e këtij prifti së rij u çueka nga Oroshi e i shkueka Dom Ndocit me Dom Kolecin e Dom Pâl Trêshin; grishkan dhe Dom Jak Sereggin, D. Zef Shkrelin e D. Mark Shllakun e pa u shtye në fjalë u a diftoka qellimin qi ishte per të formue nji shoqní qi per programë të két perhaphen e idés kombtare e shkëndin e pavarsís shqiptare. Per këtë duheshin botue libra e duhej lavrue giuha shqipe. Por kjo ishte e rrezikshme pse nga qeveria turke çdo botim shqip ishte i ndaluem rreptsisht. Vetëm mbyllej nji sý mbi libra féje, ngaqe Austrija kishte marrë nder mbrojtje katolikt. Nen këtë mblojë D. Ndoci kishte botue vj.1888 “Vakinat e Kishës” e fill mbas takimit me Abatin, shtypi në shtypshkrojen e Jezuitve në Shkodër romanxin “Marcja” qi kalonte rrethin e librave të toleruem. Në këte kohë D. Ndoci u perpoq me prû nji shtypshkrojë të veten e mbas do kohe ja doli. Me botimin e “Historís së Shqypnís” në Bryksel vj. 1902, i suell sherbim të madh çashtjes kombtare. Per këte pat çmimin e “Skanderbegut” me të cilin nderoheshin atdhetarët mâ në shêj e me tê dhe njimî franga nga Aladro Kastriota. Këto botime e paten çue nji herë deri në rrezik të burgimit, por D. Ndoci i rrahun në të tilla vána pshtoi.
Rendi i libravet qi botoi para se të bite shtypshkrojen e vet:
1. Vj. 1888 “Vakinat e Kishës”
2. Vj. 1889 “Marcja” (i cilsuem si romani i parë shqiptar)
3. Vj. 1898 e vijim. Në krye të bashkpuntorvet në të përkohshmen “Albania” të Brykselit të Faik Konicës nen pseudonimin “Nakdo Monici”.
4. Vj. 1899, bashkë me Abatin Imz. Preng Dochin qiten programin e nji shoqnije letrare qi kje quejtë “Bashkimi” në të cilën moren pjesë Á. Gjergj Fishta, D. Dodë Koleci, Á. Pashko Bardhi etj.
5. Vj. 1902 “Historija e Shaypnis” me 400 faqe.
6. Vj. 1902 “Historija e Turkís” qi bani qe auktori të burgosej.
Në bashkpunim me Imz. Abat Dochin e me shpenzime të tija botoi në Napull nji abetár per msojtore shqype vj.1904; po ashtu vj.1905 “Kndime të para” ; në 1906 “Msime të kshtêna” bleni I. ; e vj.1907 “Msime kshtêna” bleni II.
7. Vj. 1908 bashkpunoi me D. Dodë Kolecin e me tjerë per perpilimin e fjalorit shqyp “Bashkimi”.
Dorshkrime të pá botueme, 7 romanza të D. Ndoc Nikaj: 4 romanza historikë të vendit, e 3 të marrun me perkthim të lirshem: “Lulja e vyshkun”, “Dashtuni e msheftë”, “Per mik”, “Çë pat thânë gjyshja”, “Han Islandi”, “Nji testamend”, “Te shpella e murosun”.
Libra të shtypun në Shtypshkrojën “Nikaj” në Shkodër.
1. 1910 Fletorja “Koha”, “Bashkimi” e “Besa shqyptare” qi vijoi deri me 1921.
2. Kalendari me diftime gjithçfarësh
3. 1912 “Atil Reguli” – Á. Shtjefen Gjeçovi
4. “Fllad morali” – Gasper Beltoja
5. “Prisi në rrugë të ndjerzís” – Kolë Kodheli
6. “Dheshkrojë” – Gasper Mikeli
7. “Diftime të natyrshme” – D. Ndoc Nikaj
8. melodram “Vllaznija” – Â. Gjergj Fishta
9. “Shen Andou i Padovës” – Á. Shtjefen Gjeçovi
10. “Shkodra e rrethueme” ble I,II – D. Ndoc Nikaj
11. “Mrizi i Zânave” – Á. Gjergj Fishta
12. “Lahuta e Malcís” – Á. Gjergj Fishta
13. “Hylli i Dritës” – e perkohshme françeskane
14. “Të ndodhmet e historís së motëshme” – Mati Logoreci
15. “Abetari i vogel per msojtore” – D. Ndoc Nikaj
16. “Të ndodhmet e kishës” – D. Ndoc Nikaj
17. “Abetari i madh” – D. Ndoc Nikaj
18. Kalendari “Shqypja” – Cile Vreto
19. “Libri i blerët i Italís” – D. Ndoc Nikaj
20. 1915 “Kndime të para” – D. Ndoc Nikaj
21. “Diftime të natyrshme të plotësueme” – D. Ndoc Nikaj
22. “Tivari i marrun” – D. Ndoc Nikaj
23. “Bisedime shqyp-tedeshk” – D.Ndoc Nikaj
24. 1916 “Gramatika” – Gasper Mikeli
25. 1917 “Historia e Shqypnis” – D. Ndoc Nikaj (ribotim)
26. Ligja për gjyqet e paqit”
27. Prîsi në rrugë të ndjerzís” – Kolë Kodheli
28. “Ulqini i marrun” – D. Ndoc Nikaj
29. “Bisedime shqyp-italisht” – D. Ndoc Nikaj
30. 1920 “Lulet në thes” – D. Ndoc Nikaj
31. “Hjonia” – Gj. Koleci
32. “Programi i së V klasë” – Gasper Beltoja
33. 1922 “Rregullorja e Keshillit Kombëtár”
34. “Kanuni per te zgiedhun të deputetve”
35. “Abetari” – Gasper Beltoja
36. “Motra per vllán” – D. Ndoc Nikaj
……..kjenë shtypë edhe disá fletore jetë shkurta:
“Shtypi” , “Shkodra” , “Lidhja Komtare” , “Vllaznija”, “Brêzi i ri”, “Gazeta e sportit” etj.
LEKA, 1938

Burimi/Facebook/PRO GEGNISHTES


Leave a Reply