E mbiquajtura “Trëndafili i Bardhë ” zbarkon në tokën shqiptare pas marries së nji ftese nga motrat e Mbretit Zog I , të cilit i ishte treguar nji foto e saj gjatë një balloje të organizuar në Budapest.
Kjo paranjohje mes tyre u ndërmor nga Sekretari i Zogut , Jak Koci dhe i dërguari hungarez, Cyczy .
Një muaj pas ardhjes , më 30 janar 1938 , Geraldina u fejua me Mbretin Zog I .
Ndërsa më 27 prill 1938 , pasi vunë kurorë u quajt “Mbretëresha e Shqiptarëve “.
Kontesha u lind në Budapest më 6 gusht 1915 , kohë kur kish nis shkërmoqja e perandorisë Austro-Hungareze.
Ndoqi shkollën angleze në Menton të Francës dhe më pas kolegjin “Sacred Heart ” të Pressbaum-it në Austri , ku kreu edhe Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Financiare.
Duke u bërë pjesë e Familjes Mbretërore , Geraldina 22 vjeçare nisi të ushqente nji dashni për
Shqipërinë dhe shqiptarët .

Burimi/Facebook/GEGNISHT/Ermal Ulqinaku


Leave a Reply