🎍 Psikologjia dhe neuroshkenca shpjegojnë se si e percepton truri fillimin e ri në natën e Shën Silvestrit*.
Gjatë vigjiljes së Vitit të Ri hyn në lojë sistemi dopaminergjik, i lidhur me pritjen dhe shpërblimin, i cili e bën këtë natë emocionalisht më intensive.
🎍 Vigjilja e Vitit të Ri nuk është një natë si gjithë të tjerat. Edhe pse nga pikëpamja fizike, në natën e Shën Silvestrit koha rrjedh (natyrisht!) si gjithmonë, truri ynë e percepton atë si një moment të veçantë, të mbushur me pritshmëri, emocione dhe vendime. Shkenca e shpjegon pse ndodh kjo.
🎍 Sipas disa kërkimeve në fushën e psikologjisë dhe neuroshkencës, qeniet njerëzore u atribuojnë një vlerë simbolike “kufijve kohorë”: fillimit të një viti, një muaji apo edhe të një jave.
🎍 Ky mekanizëm njihet si “fresh start effect” (efekti i fillimit të ri), i përshkruar në studime të botuara më parë në revista shkencore si “Management Sciences”. Njerëzit rezultojnë më të motivuar për të ndryshuar zakonet kur e perceptojnë veten në fillim të një kapitulli të ri.
🎍 Gjatë vigjiljes së Vitit të Ri aktivizohet sistemi dopaminergjik, i lidhur me pritjen dhe shpërblimin. Parashikimi i së ardhmes – synimet e mira, objektivat, pritshmëritë – stimulon çlirimin e dopaminës, duke e bërë këtë natë emocionalisht më intensive.
🎍 Kërkimet tregojnë se nuk është ndryshimi i datës ai që ndikon drejtpërdrejt në sjellje, por domethënia simbolike që i atribuohet momentit.
🎍 Një tjetër element kyç është kujtesa. Studimet e neuroshkencës konjitive tregojnë se ngjarjet e shoqëruara me emocione të forta konsolidohen më lehtë në kujtesë. Për këtë arsye, shumë njerëz e mbajnë mend me saktësi një vigjilje të veçantë të Vitit të Ri, ndërsa harrojnë netë të tjera në dukje të ngjashme.
🎍 Për më tepër, kërkimet sociologjike tregojnë se ritualet e përbashkëta – numërimi mbrapsht, dollitë, festimet – e amplifikojnë përfshirjen emocionale dhe forcojnë ndjenjën e përkatësisë. Me fjalë të tjera, truri njerëzor i “mat” momentet jo vetëm në kohë, por mbi të gjitha në kuptime.
* Shën Silvestri- dita e 31 dhjetorit, dita e fundit e vitit
Sipas “focus.it”
Burimi/Facebook


Leave a Reply