Kur Vjen Viti i Ri, njeriu kujton njerëzit që ke deshirë të shkembesh urimet, por edhe ata që nuk janë. Këte herë mendova edhe Prenkën, mësuesin tim të klasës së parë fillore, por edhe të gjithë jetës. Por këte herë ndryshe, sepse zakonisht kur kujtojmë Prenkën, sëpari na del figura e tij mjaft serjoze kur drejtonte. Por Prenka ka qenë dhe i gëzimit edhe i lojës. Si fëmia? Jo, ai ‘ulej’ me çdo moshë. Megjithë atë Prenka nuk donte me qenë i dyti. Edhe në lojë. Angjelin Nenshati, shok e njeri i familjes (baxhanaku i vëllait tim) na tregoi në nji drekë për nji garë të veçantë me Prenkën. Shtëpia e Angjelinit dhe Prenkës janë fare afër. Vetëm pak metra i ndanë. Ishte zakoni, si dhe sot, që Natën e Vitit të Ri të hidheshin fishekzjarre. Natyrisht mes kojshive kishte dhe nji farë gare të pashpallun. Këte herë, tregoi Angjelini, ishim përgatitë ta mundnim Prenkën e Çeskun. Sa ra mesnata ja nisëm ‘me plan’ tue fillue me të vogla, pra pianissimo, qit e prit. Por kjo lojë filloi me pasë crescendon e vet. Prenka na përgjigjej gjithnji e ma me të forta. Për me e muejtë, menduem me hedhë dy per nji herë, por nuk ja arrinim sepse ishte i pamundun sincroni. Prenka na kuptoi se jemi në vështirësi Pak heshtje dhe BAMB, nji si bombe shprazi Prenka dhe ne u dorzuem.
Në Shtëpi të kulturës ka pasë edhe nji bilardo dhe nji tavolinë ping pongu. Prenka e dinte se unë kishe pasë fitue nji kampionat juniorësh e më quente ndonji herë ‘kampion’. Meqë e kishim rrugën bashkë për në shtëpi, shpesh mblidhja partet nga legjiot e orkestres dhe kur nuk ishte Ndoci o Klotildja, më thonte të banim ndonji lorjë ping-pongu. E mueja natyrisht, por Prenka si Prenka. Hajt ta bajmë nji lojë bilardo. E më lente me pikë të vogla.
Nuk donte të ishte i dyti kurrë. Ishim në Shirokë me shokun tim oboistin Tonin Lacen e po laheshim. Ishte edhe Prenka. Ishte shumë sportiv.
‘Hajt të zhytemi e të provojmë kush rri ma shumë pa marrë frymë.’ Ishim kapë të tre për dore. ‘Nji, dy, tre’. Pas do kohe, që m’u duk shumë e madhe, dola i pari, Tonini i dyti dhe Prenka mbas disa sekondash të mirë.
Nuk di pse Prenkën sot e kujtova kështu
Burimi/Facebook


Leave a Reply