Një grua që nuk ka miq ose ka vetëm një rreth shumë të vogël të njohurish është një grua thellësisht me vetëbesim. Besoj. Ajo ka kuptuar se cilësia vjen para sasisë. Ajo nuk ka nevojë për një turmë njerëzish për të vlerësuar vlerën e saj. Vetëbesimi i saj buron nga brenda, jo nga shikimet e të tjerëve. Ajo nuk ka frikë të qëndrojë e vetme, sepse e njeh forcën e saj. Zgjedh me kujdes kujt dhe çfarë ia pëkushton energjinë e saj. Ka përjetuar miqësi toksike, drama dhe thashetheme, dhe ka zgjedhur t’i lërë pas. Ka ndërtuar një jetë të qetë pa trazira të panevojshme, dhe kjo e ka bërë më të lumtur. Nuk ka nevojë për miq për të ndjerë veten të plotë; ajo është në paqe me veten. E di se miqtë e vërtetë janë të rrallë, dhe preferon pak, por të sinqertë, mbi një shumicë iluzionesh.
Rrethi i saj i vogël përbëhet nga njerëz të cilëve u beson me të vërtetë. Njerëz që dinë si të tregojnë besnikërinë e tyre ndaj saj. Ajo nuk humb kohën me marrëdhënie sipërfaqësore; koha e saj është e çmuar dhe e shpenzon me mençuri. Ajo është një grua që e di çfarë dëshiron dhe kurrë nuk do të kënaqet me më pak. Prandaj, nëse një ditë takoni një grua pa miq ose me një rreth shumë të vogël miqsh, mos e nënvlerësoni atë. Ajo është e qetë, e qëndrueshme dhe plotësisht e vetëdijshme për vlerën e saj. Ajo është një grua që nuk varet nga njohja e të tjerëve sepse tashmë ka gjetur veten.
Anthony Hopkins
Burimi/Facebook/Miku i librit


Leave a Reply