Ne emer te Shoqates Kastrati dhe si bir i Kastratit, dje pata nderin dhe kenaqesine te marr pjese ne shugurimin e restaurimit te Kishes shen Pjetrit dhe shen Palit ne Bajze.
Në kyt meshe Shenjte ne Kishen e re, perjetova dyfish ndjenjen e gezimit qe me dha misteri i eukaristise me gezimin e natyrshem te suksesit mbas nje pune te lodhshme.
Deshmova me syte e mi se kur bahen bashke besimi ne Jezu Krishtin dhe uniteti mes njerezve mund të ndërtohen vepra te jashtezakonshme, qe i pelqejne Zotit.
Kjo Kishe u perfundua kryesisht me kontributet e kastratasve dhe malsoreve ne Amerike dhe Kanada, me menaxhimin e Shoqataes Kastrati dhe te Grupit Organizator te ketij projekti.
Moren pjese hierarkia me e larte e Kishes Katolike dhe nje pjesemarrje e gjere e popullit kastratas. Ndoqen meshen rreth 700 persona dhe nje numer i madh mediash. Zoti e bekoi diten e djeshme me nje kohe pranvere. Stafi i Kishes kishte pregatit ne ambientet e jashtme nje kokteil me ushqime dhe pije te bollshme per te gjithe besimtaret.
Pata nderin qe ne emer te Shoqates Kastrati t’i dhuroj famullitarit Pater Kristjan Camaj nje çertifikate mirenjohje, i cili meriton mirenjohjen dhe respektin e te gjitheve.
Ishte nje ndjenje e bukur te jem ne mesin e popullit tim kastratas dhe te takohem me eliten e Kishes Katolike, drejtuesit e pushtetit lokal dhe shume miq.
Burimi/Facebook


Leave a Reply