I dashur dok. Sali Berisha
Ne kemi vite që mbajmë krahun Tuaj !
Na kanë quajtur berishjanë, na kanë paragjykuar, por ne nuk jemi tërhequr kurrë nga përgjegjësia jonë.
Edhe kur jemi ndjerë të zhgënjyer, mbështetjen nuk ta kemi mohuar kurre sepse besuam se një ditë zëri ynë do të dëgjohej.
Tani është çasti te na degjosh doktor . Zëri më i pastër brenda PD-së ka qenë gjithmonë i njerëzve që nuk kanë kërkuar poste, favore apo trajtime të veçanta. I atyre njerezve qe kane nje jete te ndjekin mbrapa dhe kurre nuk jane vleresuar .
Ne kemi dhënë, jo marrë dhe pikërisht për këtë fjalët tona peshojnë shume.
Duhet të shihen me sy të kthjellët ata që te rrethojnë doktor . Se ka nga ata që me servilizëm të pandërprerë po e dëmtojnë, duke ia shteruar energjinë dhe duke e larguar nga realiteti i protestave që po humbin vrullin.
Doktor, ne nuk jemi kundër jush. Ne jemi ata njerëzit që ju kemi mbajtur kur askush tjetër s’e bëri. Prandaj po të kërkojmë që të reflektoni dhe të dëgjoni ata që nuk kanë asnjë interes përveç ringritjes së së djathtës, ringritjes se PD dhe ardhjes ne pushtet te saj .
Ky është momenti kritik për ndryshim të brendshëm dhe për qartësi dhe vetëm e vërteta mund ta hapë këtë rrugë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply