– Si arrini te jeni gjithnje shpresedhenese ,kur ne realitet shohim korrupsion ne Shqiperi, ne Europe, ne Ukraine e kudo…Pyetje e drejte! Sepse nuk ka dite qe njeriu nuk perballet me pesimizem, zhgenjim,,mosbesim ndaj institucionit, ndonje padrejtesie te re. E megjithate une zgjedh te mos dorezohem! Jo nga naiviteti, prinderit tane nuk jane dorezuar kurre, mesimdhenia, edukimi, diplomacia jane pervoja ime. Mundohem ta njoh drejt realitetin. — Shqiperia jone me dramen e largimit te ” trurit “, shpopullimin ,korrupsionin tregon se gjerat me hir apo pahir do te levizin pozitivisht. — Europa nuk eshte pa mekate, te burokracise dhe korrupsionit, por atje mekanizmat funksionojne dhe llogaridhenia funksionon. — Ukraina po lufton jo vetem me armikun e jashtem qe shkaterron dhe merr jete, por edhe nga plaget e korrupsionit. Pra korrupsioni ndryshon forme sipas vendit, por rrenjet jane te ngjashme. Ndryshimi vertete I situates vjen nga njerez qe nuk e shesin integritetin, as per frike as per interes. Ketu qendron aresyeja qe une besoj tek Shpresa. Ndryshimi shpesh nuk duket diten qe ndodh, por ne kohe duket ne menyren se si rriten brezat, si flitet per te drejtat dhe pergjegjesite etj. Prandaj mendoj — Shpresa nuk eshte luks! Mendoj se Shpresa eshte detyre! Nese dorezohemi pare veshtiresive, femijeve cfare mesazhi u japim?! Nese e besojme korrupsionin si fat, atehere behemi pjese e problemit! — Une besoj tek Shpresa qe nuk ben zhurme, por punon cdo dite. Tek Shpresa qe nuk rri ne Fbooc, por tek mesazhi qe u japim njerezve rreth nesh. — Shpresa nuk eshte mungese realizmi, eshte akt rezistence ndaj Vesit! Besoj ne Shprese qe ndertohet mbi Dije, Integritet dhe Guxim! ( Foto e rinise kur mungonte Shpresa, por nuk u dorezuam.)
Burimi/Facebook


Leave a Reply