O student për çfarë luftuat
Për të fituar ca despot
Ta bëjn shtetin si rrulet
Ta dredhin si duan vet
Tju lënë ju gjithë këto halle
Ta dinit s’hynit në valle
Që nga deti tek plevica
I muar për vete të gjitha
Ju mbeti ju, luga në dorë
Nga kjo çorbë e helmuar
Edhe bar sju lanë të hani
Ikni që këtej nga vatani
O STUDENT O TË GJOR
Luftuat për tu mallkuar
Çfarë ka mbetur ta festoni
Çukë më çukë këndon gjoni
Ju nuk keni bukë të hani
Këtë muarët nga vatani
Shyqyr që u pranoj bota
Se për pak u fshiu rrota
Pse luftuat o derëzesë
U hëngrën shokët në besë
8 dhetor s’fitoj vatani
Por fitoj politikani.
AUTORI RIZA MUÇAJ
—————–
Shënim:. Sakrifica dhe lufta e madhe studentore për demokraci, nuk ishte dhe nuk është kjo e 30 vjetëve. E gjithë ajo plejad studentore mori një zhgënjim total. (“”humbi si spata pa bisht thotë populli””)
Burimi/Facebook


Leave a Reply