Më respektuan, erdhën më morën në Durrës dhe më sollën gjithashtu. Bashkëpunimi me artistë të tillë si Pandi Laço, Marsela Çibukaj, Arbër Koçllari dhe formacioni i tij orkestral ishte një kënaqësi e veçantë. Problemet nisën kur më sollën të firmos një kontratë prej 7 faqesh, dhe me shkrim të vogël, vetëm gjysmë ore para se të këndoja. Pse s’ma dhanë kontratën 1 ditë më parë ta lexoja me ngè, kur më sistemuan në hotel? Në mirëbesim i firmosa fap-fap.
Më pas, e preva videon dhe e vendosa ta shikonit edhe ju miq. Fillimisht ndërhyri YouTube dhe më heshti videon. E vendosa prapë, por këtë radhë ndërhyri vet Klan Tv dhe e heshti prapë. U alarmova, sepse nuk më erdhi mirë që pjesa e videos ku unë isha personalisht si pjesë e një bashkëpunimi të dëmtohesh në mënyrë të një anshme, nga pala tjetër. Unë jam anëtar i S.I.A.E, institucion i mbrojtjes së të drejtave të Autorit në Romë, njëkohësisht gjatë vitit 2016 që isha në Itali, evenimenti i rëndësishëm Sanremo Music Awards, më ftoi të këndoj si këngëtar, por gjithashtu, më ftoi edhe si Anëtar Jurie Kombëtare për përzgjedhjen e Zërave të Rinj për sezonin 2016. Ky eveniment i rëndësishëm (i kam videot të arkivuara), i cili ish një sukses imi i paharruar në djepin e muzikës botërore, i publikonte videot në harmoni të plotë me bashkëpunëtorët. Pa diskriminim.
Pse në vendin tim bashkëpunimet me televizionet ndryshon puna?.
U munduan disa miq Artistë të më thoshin se:
“Edhe ne na ka ndodhur, se përderisa ke firmosur të hiqen të drejtat”. Mirëpo unë firmosa në mirëbesim, dhe ky është gabimi im.
Unë jam artist me dinjitet, rebel, herën tjetër… Do ulem me urtësi me drejtuesit e institucioneve televizive për të vendosur të drejta të barabarta. Përndryshe anuloj menjëherë bashkëpunimin dhe largohem pa pranuar zgjedhën. Të dashur miq, ju lutem gjykoheni me urtësi incidentin dhe më shkruani. Ju falënderoj sinqerisht.
Kantautori Zija Saraçi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply