Nuk kishte asnjë pardesy të bardhë në 8 Dhjetor të gjithë mbanin gjëra të zeza që të mbanin pisllëk, mbanim rradhën tek dushet e banjave të Qytetit Studenti për tu larë të paktën një herë në javë me copa sapuni Rrogozhine që nuk ishte kurrë i plotë. Kjo foto tregon të parën pardesy të bardhë të shfaqur në Qytetin Studenti në dt 11 Dhjetor.E kam treguar me pjesë historinë e kësaj foto duke pritur ta tregojë tek shqiptarët në një nga televizionet kombëtare, por nuk më pyetën kurrë dhe unë nuk e tregova kurrë të plotë.
Ekziston i gjithë dokumentacioni dhe filmimet e së vërtetës por i fshehën dhe nuk i treguan kurrë.
Kur të më pyesin do ta tregojë të vërtetën dhe le të mbledhin kë të duan të ballafaqohen me mua për të në një televizion kombëtar.
Ky përball pardesysë së bardhë jam unë Arianit Bego Nikaj në moshë 30 vjeçare 11 Dhjetor 1990.
Burimi/Facebook


Leave a Reply