Shkolla e cila për mëse nji shekull e ca shpërndau dije dhe gjuhën shqipe kudo ku kishte shqiptarë.
Sot i ka ngelun vetëm emri!!!
Ja çfarë shkruhesh për të, në vitin e dytë të saj.
Për vjetën e dytë të Mësimores NORMALE
Duhet të na gëzohen zemrat dhe tê na forcohen shpresat me të vêrtetê për punén që isht bamunë gjer më sot në fusht atdhesie pêr pêrparimin dhe mbrodhtsien e çâshtjes s’onë kombétare. Vepra e shkëlqyer e Kongresit t’Elbasanit, e-cila asht një nga veprat má të-bukura edhè ma të lavduarshme me të cillat munt të mburremi dhe munt t’i kallëzojmë botës së qytetëruar që për ne leu nji kohë e re, një kohë shprese përfitim të-mäth që kombit na dhuroi Mësimorenë Normale prej së cilës të na dalin burra të vlerëshëm dhe atdhetaré të vêrtetë të cilt, të pajuarë me ditunie të kulluarë dhe me arêsim krejt shqiptar do të jenê pa dyshim nj’atà apostuj e-shênjtëruarë që kanë pêr të derdhun giithémonë dersén e ‘tyne dhe kanê pêr tê punuar pa dëshpërim me zêmbre dhe me deshirë të-hekurtë pér tê ngrehun mbi themelet e-forta që kanë hedhun dier me sot mundimet dhe tê-përpiekunat e-lavdrushme të kaqë atdhetarëve, até ndërtesën madhështore të idealit t’onë, i cili përmblidhet në zhvëllesën mendore edhè qytetênimin e amës Shqipënie. Nuk kemi pushuar gjer më sot tue
leçitur me kaqë artikuj rrieshtë prej
shyllavet të kësaj gazete të nderëshme rändtsien e madhe që ka për Kombin Shqipëtar Mësimoreja Normale, edhe besojmë se gjithë atdhetarët e-vértetë që u mallëngjej zëmbérat per lartésimin e atdheut të dashurë do ti kenë kënduar me kujdes dhe do ti kenë marrë përpara sysh, kur asht e ditunë që këshu vetëm munt të kemi shpresë për të përparuar dhe për të mbaruar siç e kërkon nderi kombiar detyrën për para Atdheut.
Puna qé u-mbarua motin që kaloi edhe pemët e-bukura që na dhanë provimet duhet të na mësojnë të punojmë me shpresë dhe me déshirë má té-nxetë pêr të siguruar jetën e Mësimores për vjetën e-dytë ku shpenzimet janë më të mëdha…….
Motn e kaluar ishte kryetari i Kongresit Elbasanit, i palodhuri Dervish Beu që nuk la atdhetar po thua të pasun pa i kërkuar ndihmë në emër të kombit…….Fletët shqipe duhet të bajnë detyrën e tyre me artikujt ku munt të kuptojnë Shqiptarët mirë nevojën e madhe që asht për të ndihmuar Mësimoren Normale.
(Ura e Shkumbinit)pseudonim i prof.
Simon Shuteriqi
Botuar në Gazeta Tomorri me Drejtor Lef Nosi
10 korrik 1910
Punoi: Fatos Bajraktari

Burimi/Facebook/Albanian Digital Archives and Collections


Leave a Reply