Ishte dita e Flamurit Kombëtar dje por kjo nuk i pengoi aspak që gjithë ditën te merreshin me Flamurin dhe “hallet” e PD-se dhe tê ardhmes së saj
Sulm i koordinuar nga ato që ata dinë të bëjnë më mirë, videot spiune kundër Flamurit dhe Albanes e sinkronizuar kjo me mbledhjen që ata e quajnë “kafe” në një bodrum hoteli të thirrur nga “i persekutuari” i madh Ervin Salianji që në burgun e padrejtë hyri pa flokë e doli alamet kingu me një mbjeĺlje perfekte.
9 muaj burg, por të mos harrojmë se aq shumë e kundërshtoi “persekutimin” ky saqë as nuk priti procedurat e Kuvendit për heqjen e mandatit por si një hero i vërtetë shkoi vetë drejt e në në burg! Kaq shumë e donte atë të shkretë persekutim!
Shokët e tij bravistë ishin gati të hynin në grevë urie por ai duke patur zemer të madhe e vizion lideri nuk e pranoi një gjë të tillë: Jo, tha ju duhet të ruani shëndetin dhe të jeni institucionalë siç po bëj unë që jo vetem nuk e kundërshtoj gjykatën por ndryshe nga Saliu i zbatoj vendimet e saj akoma pa u marrë!
Ky është lidership që i duhet PD-se e jo ai i Berishês!
Fill pas mbledhjes ishte llogaritur analiza në GridëStory-n e Topit se si të paraqitej si lëvizje nga ato “Big Bang”!
Gjetja “më të votuarit” ishte brilante se ngjiste shumë me elektoratin e zhgënjyer e ju jepte legjitimitet!
Goditja pra duhej bërë aty ku perceptohet hallka më e dobët “Flamuri & Albana” – nona e së keqes se PD-së!
Të mos harrojmë se pozicionet e tjera i kanê të blinduara, nga grupi e kryetari i grupit parlamentar tek n/kryetari i kuvendit e pa përmendur kryesinë e postet e tjera organizative
Dje gjithë ditën Report Bolino, Euronjusi, ABCBalla e sigurisht Top Qenefi harruan se ishte dita e tamtameve patriotike me kosovarë që vijnë në këmbë për një ditë nga Mitrovica në Vlorë e gjithë ditën veç me këtë punë u morën.
Për ta lehtësuar heroin tonë kryesantin “ex officio” nxorrën nëpër ekrane disa figura “më të votuarish” që nuk ishin bravistë por “gjak i ri” e zëra e që kërkojnë ndryshim!
Bile u kujdesën që deklarimet e tyre të ishin që ftesa nuk ishte bërë nga heroi i burgut të Fierit por të tjerë që nuk kishin lidhje me heroin tonë.
Për ta bërë aktivitetin sa më pak komplotist u kujdesën që të perdorin frazat…”vetëm kafe”…”parti e mendimit te lirë” …”duhet ndryshim”…etj etj!
Ama çfarëdo të ju thuash që janë specialistê janë, jepu hakun! Me një goditje vrasin dy zogj edhe godasin opoziten dhe njëkohësisht sfumojnë levizjet e mirëfillta reformative të saj!
Apo nuk i ndihmoi fati edhe me gafat e Mulit! Janë me fat nuk ke çi bën
Por, më e rëndësishmja është që gjatë dy ditëve të shkuara askush nuk u mor me Rama-Ballukun dhe bëmat e tyrë, fare jo.
Keq me vjen për PD-në ku u katandis por të jem i sinqertë jo për Doktorin sepse vetë e ka gatuar këtë çorbë të prishur e tani nuk ka derman tjetër por veç ta shijojë!
Keqaeedhje ndjej edhe për këta të rinjtë në politikë disa pa busull e disa krejt naivë e pa instikt politik që ja lejojnë vetes të përdoren!
Tung e ditë të mbarë se unë i kam do aktivitete sot paçka se është e Shtunë
Burimi/Facebook


Leave a Reply