Shqipërinë nuk e Drejtojnë, por edhe as nuk e Anëtarësojnë në BE, as Komisioni i Venecias, as Gjykata e Strasburgut, as Komisionerja e BE-së znj. Kos, as OSBE e as ODHIR. Shqipëria Drejtohet nga Institucionet Shqiptare dhe Anëtarësimi vendoset vetëm nga Mbyllja Reale e Kapitujve të Negociatave, si dhe nga vota PRO e 27 Shteteve Anëtare të BE-së. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, qofshin ata në Strasburg apo në Tiranë. Në BE nuk anëtarësohet Edi Rama, por populli shqiptar dhe Shqipëria. Që BE, znj. Kos, Strasburgu, Venecia, OSBE/ODHIR dhe të tjerë, të kuptojnë realisht nëse Shqipëria i ka plotësuar kushtet apo jo, nuk mjafton të pyesin vetëm kryeministrin Edi Rama dhe disa zyrtarë të tij. Ata duhet të dëgjojnë edhe Opozitën Parlamentare e Jo-Parlamentare, Shoqërinë Civile, Intelektualë Jashtë Politikës, Grupe nga qytete të tjera të vendit dhe nga Komunitete Rurale. Vetëm kështu pasqyrohet një tablo reale dhe një version i pa ndikuar nga Qeveria. Shumë nga këta Përfaqësues te Istitucioneve Nderkombëtare që vijnë në Tiranë strehohen në hotele e restorante luksoze, dhe nuk e shohin as periferinë e Tiranës per ta krahasuar me periferinë e Romës, Vienës, Parisit, Berlinit,etj. që siç çdo kryeqytet europian ka periferinë e vet. Ata që vinë nuk shohin Shqipërinë reale, rrugët kombëtare e rurale, kushtet ekonomike e sociale të popullit, sfidat e zhvillimit, standartin ekonomik, korrupsionin, kriminalitetin dhe mangësitë që kërkojnë adresim. Ata që vijnë në Tiranë dhe shohin vetëm bulevardin dhe resortet luksoze, nuk kanë të drejtë morale të flasin për “progres”. Nëse duan të shohin realitetin, le të dalin në periferitë e Tiranës te shohin varfëri, papunësi, infrastrukturë të degraduar, mungesë shërbimesh, shkolla në kolaps, spitale të rrënuara. OSBE, e cila dikur deklaroi se “Shqipëria është vend i botës së tretë”, duhet sot mbas 35 viteve të dalë në terren dhe të shohë nëse ka pasur zhvillim real këto 35 vjet apo vetëm fasadë urbane e propagande politike e diplomatike. Ata duhet të takojnë dhe të shohin gjithçka, edhe ndryshimet e Ligjit Zgjedhor. Ta takojnë Edi Ramën se është Kryeministër, por jo vetëm atë. Por duke parë, dëgjuar dhe kuptuar të gjithë realitetin shqiptar, ndihmohet që Shqipëria të plotësojë kushtet për zhvillim, rritje të standardeve dhe anëtarësim të merituar në Bashkimin Europian. Kështu ndihmohen realisht Shqiptarët europianë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply