Shpesh e dëgjojmë fjalën “kemi ngel pak”. Dhe kur e thonë të tjerët, s’na vjen mirë… por më e rëndë është kur e themi vetë.
E vërteta është se ne nuk jemi pak – ne jemi aq sa duam të jemi, kur kujtojmë rrënjët, gjyshërit, lagjet e vjetra dhe portat ku trokisnin dikur prindërit tanë.
Prandaj mendova një gjë të thjeshtë, por me shumë shpirt:
A mund të ndajmë secili emrin e familjes dhe vendndodhjen e shtëpisë së gjyshërve?
Jo për kureshtje, por që të rizgjojmë kujtime, të afrohemi më shumë dhe të forcojmë këtë vatër të vogël komunikimi, si dikur odat e Tironës.
Po e nis vetë:
Unë quhem Haxhi Lika, biri i Bajramit dhe i Hyqmetes (nga familja Tabaku).
Shtëpia e gjyshërve të mi ka qenë te rruga Reshit Petrela, në rrugicën e Çalve, aty ku më kujtohet ende aroma e mëngjeseve të qeta, zhurma e fëmijëve që luanin në rrugë dhe përshëndetjet e njerëzve që e njihnin njëri-tjetrin me emër, me zë e me zemër.
Burimi/Facebook/Tirona


Leave a Reply