“Historia nuk është muze, por mësuesja e shtëpisë.”Sot kafeja kishte shije tjetër. Jo për brioshin, as për vendin.
Por për temën.
Lala ishte i ndezur që në mëngjes.
Kur u ula, ai po më priste me gotën gjysmë të zbrazur:
— “Or mec, sot kena pune me shekuj.”
Une qesha. E kuptova që po vinte një nga ato dritaret e rralla që hapen vetëm kur Lala ka ndër mend me t’i lanë disa amanete.
I them:
— “O Lale, si pshtoj Mirdita pa u ba myslimane?”
Ai m’u kthye menjëherë, me atë tonin që e ndan burrin nga gjyshi:
— “Ndigjo or mec. S’janë punë me u krenu sot. T’part tone kan qan burra t’mendes, t’shpats e t’diplomacis.”
Pastaj nisi, si prru mali:
🔹 Qëndresa
— “Mirdita u rreshtu me bajraqet tona, Spaç, Kushnen, Orosh, Fan, Dibë.
Kur jepej kushtrimi, pushka kthehej n’nji za.”
🔹 Diplomacia e Europës
— “E dyta, paret e Vjenës e të Francës. Austro-Hungaria na ka majt si sy t’ballit. Ka pas Kultusprotektoratin me turkun. Na kan dhan status si shtet mbrena shtetit.”
E ndërpreva:
— “Pse e pranonte turku këtë?”
Lala shtyri filxhanin, u mbështet:
— “Se marrveshja me Vjenën i digjte ma keq se pushka e jone. Ambasadort n’Stamboll ja ndalojshin sulltanit shume ekspedita. Kjo ashtëee vërteta.”
➖Po roli i Kishës, e pyes?
🔹Kur i përmenda Kishën, Lala u drejtua sikur i përcillej dikujt që s’duhet me gabue:
— “Priftat jan zemra e truni i Mirdits. Pa to, me shume gjasa Mirdita ishte shue.
Pepara betejave, ndalshin gjaqet, lidhshin Besen që pushka me dal per nga anmiku, jo për n’derë t’shpisë.”
Pastaj vazhdoj, me një za pak ma të ulët:
— “Abati i Mirdits i pergjigjej direkt Roms. I paprekshëm. Arrestimi i tij ishte lufte diplomatike. Kishte fuqi sa Kapidani, e shpesh ma shumë.”
E ngamova pak, për t’i prek sedrën:
— “Pra jeni krenu sot me kto histori të kalume..”
Ai më shpoi me sy:
— “Nuk asht krenim, or mec. Asht nder. Kan qendru fort t’part tone, e kjo na detyron me i kujtu.”🇦🇱
Biseda shkoi gjatë. Lala më çeli arkiva që nuk i gjen n’libra.
Më përmendi Preng Bib Dodën, Lleshin e Zi, Abat Preng Doçin, Dede Gjo Lulin dhe atë besën e madhe të malësisë që lidhet vetëm kur kombi rrezikohet.
🌘Pastaj kaluam tek Shqipnia e sotit.
Lala, me atë qasjen e tij të ngrohtë dhe therëse:
— “Ramen dua me pa n’burgj, masi po më pyet.
Edhe Berishen.
Se kur s’je i zoti me tun nji morr, çar shteti ban?”
Qesha. E njihja temperamentin e Lals..
Ai vazhdoi:
— “Po më intereson ma shumë historia, se aty ka përgjigje për sot.”
Dhe vërtet, sot ishte ditë historie.
Jo lavdie, po mësimi.
Kur u ndamë, më tha:
— “T’diela qeter kena kohë për politikë. Sot e kena lanë n’dorë t’parve.”
🇦🇱 Dhe mirë bani. Njeriu duhet me u ushqye edhe me kujtesë, jo veç me halle.
⸻
✨ Aforizmat e Lales për këtë të diel
• “Nji popull që s’di pse ka pshtu, s’di as pse mbahet gjallë.”
• “Besa mbron ma shumë se muret. Muret i shemb topi, besën s’e shemb kush.”
• “Historia nuk mbahet për lavdi, por për me ecë drejt.”🇦🇱
🔰 Kjo e diel nuk ishte për kronika të javës.
Ishte për shekujt, për kujtesën, për rranjët.
Sepse kombi nuk rritet vetëm me fitore, por me histori që trashëgohen me za, me besë dhe me kafe.
☕️ Deri të dielën tjetër, Lala ka me qenë aty: me të qeshurën e tij të thatë, me historitë që peshojnë, e me dialektin që nuk i përkulej kurrë askujt.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply