Në këtë tokë të vogël, të lodhur dhe të përgjakur, komunizmi ka bërë shumë krime, por disa prej tyre janë aq të errëta sa i tejkalojnë kufijtë e tragjedisë njerëzore.Një prej tyre është pushkatimi i Vasil dhe Zorika Manos, një çift i ri, i arsimuar, i dashuruar, në moshën më të bukur të jetës.
Vasili 34 vjeç. Zorika 27 vjeçe dhe shtatzënë.
Engjëj që punonin për të tharë kënetën e Maliqit, një projekt që do t’i jepte jetë mijëra familjeve.
Por regjimit komunist i duhej një armik.
Dhe kur armiku nuk ekziston… komunistët e shpikin.
I lidhën. I turpëruan. I akuzuan për “sabotim tekniko-kriminal”.
Pastaj… i vranë.
Në vend të duartrokitjeve për inxhinierët, sollën skuadrën e pushkatimit.
Në vend të mirënjohjes për punën e tyre, sollën plumbat.
Në vend të drejtësisë, sollën ferrin.
Këto dy foto janë dokumenti më i rëndë i asaj që quhet “ideologjia e barazisë”: barazi në varr, në dhimbje, në mizori.
🔴Komunizmi, rraca më e keqe që ka prodhuar njerëzimi
Komunistët nuk ndërtuan shtet. Ndërtuan makineri terrori.
Nuk ndërtuan drejtësi. Ndërtuan armiq imagjinarë.
Nuk prodhuan progres. Prodhun internime, burgje, varre pa emër.
Këtu, në këtë vend, pushkatimi nuk ishte gabim, por ishte sistem.
Dhuna nuk ishte rast, por ishte metodë.
Vrasja nuk ishte aksident, por ishte doktrinë.
🔻”Komunizmi ka vrarë më shumë shpresa se njerëz.”
Dhe të dyja i ka vrarë me të njëjtën qetësi.
🔻”Aty ku komunistët kërkojnë armiq, gjejnë njerëz.”
Pastaj i kthejnë në kufoma.
🔻”Komunizmi nuk sjell barazi; sjell barazi në varfëri, frikë dhe varre.”
🔻”Totalitarizmi nuk të godet kur flet, por kur hesht, që të mos flasësh më.”
🔻”Atje ku hyn komunizmi, drita fiket dhe historia kthehet në ferr.”
🔰Vasili dhe Zorika nuk ishin armiq.
Nuk ishin sabotatorë.
Nuk ishin kriminelë.
Ishte komunizmi ai që i vrau.
Komunizmi që i duhej flijim.
Komunizmi që donte armiq për të justifikuar ekzistencën e tij.
Ky çift i ri u bë kurban, sepse regjimi s’kishte argumente, por kishte vetëm pushkë.
🛜Si e shoh unë, komunizmin 50-vjeçar në Shqipëri..
Komunizmi tek ne nuk ishte ideologji.
Ishte shfarosje e identitetit.
Shfarosje e elitave.
Shfarosje e mendimit të lirë.
Shfarosje e njeriut.
Ishte një diktaturë që vrau shqiptarët më të mirë, intelektualët, klerikët, inxhinierët, njerëzit e mësimit dhe të punës dhe mbi kurrizin e tyre ngjiti servilët, spiunët, mediokrit, frikacakët.
Komunizmi në Shqipëri nuk krijoi shtet modern, por krijoi një vend të traumatizuar, ku kujtimet janë plagë dhe e vërteta mbahet ende peng nga nostalgjia e rreme e disa trashëgimtarëve të krimit.
Ne jemi kombi i vetëm në Europë që e ka të vështirë të thotë një fjali të thjeshtë:
“Komunizmi ishte krim.”
E ndërkohë, varri i të pafajshmëve nëpër fushat e Shqipërisë ende s’ka marrë drejtësi.
🔴Komunistët nuk vranë vetëm njerëz.
Ata vranë ëndrra.
Vranë shpresë.
Vranë të ardhmen.
Dhe krimi më i madh është se ende nuk kemi guxuar t’i themi gjërat me emër.
🔆Vasil dhe Zorika Mana na shikojnë nga këto foto, të lidhur me zinxhirë.
Zinxhirët që ne sot kemi detyrë t’i thyejmë vetëm me një gjë:
me të vërtetën.
➖Albert Zadrima

Burimi/Facebook


Leave a Reply