Meqenëse 22 nëntori është dita e alfabetit shqip, por në 22 nëntor 1961, ndërroi jetë arsimtari dhe gjuhëtari i shquar elbasanas, Aleksandër Xhuvani, po publikoj diçka me këtë rast.Ky është nji shkrim i bërë 120 vjet më parë më parë, nga Aleksandër Xhuvani( me pseudonim Dok Sula) e botuar në gazetën ALBANIA, që botohesh në Londër nga Faik Bej Konica. Jam munduar t’a përshtas.
Çështia é Abésë
Sikurse përmbi çâshtién é trajtimit te nji gjuhé létraré guxova mé trégue tamam dhé pa nonji anëmbajtjé (sikur i ka hijé nji kërkimi mé fjalë shkéncor) méndimét e mija mbi çështjen e abes Shqipe për të cilën më dhanë shkak letrat e dy atëdhetarëve që u botuen në numërin X-të ALBANIEs, po kallxoj këtu mé pakë fjalë méndimin têm që kam për kët çështié.
Të dy atdhétarët që shkrunë për kët
punë nodhén në nji méndjé dhe për
bashkimin é abésë trégojnë névojën të
nji mbledhjé të përgjithëshmé. Mé të
vërtét nji mbledhje shkrimtarësh
Shqipëtare, në të cilën të kërkohen me fjalë, të rrifén me hollësie é mé urtie, të
gjukohén é të sgjidhén nji palë shkronja, dhe bashkë mé këto të vihét théméli i nji gjuhé létraré, nuk asht punë pa ven. Po mblédhja nuk asht punë e létë, sépse, sikursé me arsye thotë dhé ALBANIA, ndalimét që i nërmjétoén kësaj puné nuk jane të vogëla.
Po përvéç kësaj, në fund të mblédhjés,
si po shofim përditë, njanë dy:
Osé do t’i pjékim fjalët dhé do të vimë në
nji fund të mirë, osé nuk do të takohémi në méndimét dhé do të përdahémi pa lidhë nonji kuvênd. Por ne na gjajti këjo é fundi, ç’na vlejti atëhere qëllim i mbledhjes? Përannaj në vént që të hummim kohën në mbledhjé, ma
mirë asht të përpiqemi të gjejmë nonji udhë mésataré, nonji mënyrë të nërmjétemé, mé të cilën të jénë të kënaqun të dy palët, Toskët dhé Gégët.
Méndja imé asht kjo: Për thémélim të nji gjuhé létraré, të mirnét Toskënishtia (dhé qysh do të mirét,për këtë kam shkrue nji hérë tjéter ké ALBANIA), për shkronjat e nji abeje të përgjitheshmé, të mirrén shkronjat é shoqënies së « Bashkimit ». Me kët mënyrë me dukét se të dy palëvét nuk do t’u vij kéq, sépsé Toskët me nj’-anë do apin dialéktin é vét për gjuhë létraré, me tjéter anë Gegët, vépr’ é të cilëvé quhet “Bashkimi”, do apin shkronjat é véta, të cilat sot jane më të pëlqyeshmé dhé mã të përdoruemé préj mã të shumtën e shkrimtarëve.
N’Elbasan, më 9 të Prillit 1906.
DoK SULA(Aleksandër Xhuvani)
Punoi: Fatos Bajraktari
Burimi/Facebook/Albanian Digital Archives and Collections


Leave a Reply