Pavarësisht ndryshimeve në qeverinë britanike, qasja ndaj kërkesave të azilit nga qytetarët shqiptarë nuk ka pësuar zbutje. Shpresat se largimi i Suella Braverman nga posti i Ministres së Brendshme do të sillte fundin e retorikës së ashpër ndaj shqiptarëve nuk janë realizuar. Pasardhësja e saj, laburistja Shabana Mahmood, ka nisur me vendosmëri reformën më të gjerë të sistemit të azilit në 40 vitet e fundit.Gjatë paraqitjes së planit në Parlament, Mahmood bëri të ditur se rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar azili, janë në qendër të strategjisë së re. Ajo theksoi se, edhe pse dëbimet nuk janë zbatuar ende, Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të forta bashkëpunimi me Shqipërinë për kthimet, ndërsa vendi mbetet nënshkrues i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ministrja njoftoi nisjen e një procesi konsultimi për mënyrën e ekzekutimit të largimeve, duke përfshirë edhe trajtimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me fëmijët. Ky hap është pjesë e ndryshimeve të gjera ligjore që synojnë forcimin e kontrolleve kufitare dhe rregullave të azilit.
Zhvillimi ka shkaktuar zhgënjim tek shumë emigrantë shqiptarë që prisnin një qasje më humane nga qeveria e re. Ndryshimet e paralajmëruara sinjalizojnë një fazë të re, më të ashpër, në politikën britanike të emigracionit, me fokus të madh në zbatimin strikt të ligjit.
Burimi/Facebook/Besainfo Ch


Leave a Reply