Kisha Katolike në Shqipëri ka përkujtuar sot përvjetorin e parë të Lumnimit të dy Martirëve të Fesë, Dom Gjon Gazullit dhe Atë Luigj Paliq. Në këtë ditë të veçantë, besimtarë dhe klerikë u mblodhën për të nderuar jetën dhe sakrificën e tyre, të cilat mbeten dëshmi e qëndrueshmërisë dhe besnikërisë ndaj Krishtit.
Gjatë ceremonive përkujtimore, u theksua se drita e martirizimit të tyre vazhdon të ndriçojë edhe sot, duke shërbyer si udhërrëfyes shprese dhe force për të gjithë besimtarët. Sipas Kishës, Lumnimi i tyre një vit më parë ishte një dhuratë e madhe për komunitetin katolik në Shqipëri dhe një kujtesë e gjallë e qëndresës në fe përballë sfidave.
Besimtarët janë ftuar të lutën për ndërmjetësimin e të Lumëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, me dëshirën që populli shqiptar të gëzojë paqe, bekim dhe forcë shpirtërore në jetën e përditshme.
“Të Lumët, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, lutuni për ne,” u tha në fund të meshës përkujtimore.
Burimi/Facebook/Portali Shkodra Sot


Leave a Reply