Duke ju uruar ,”Mirēse ardhjen” të nderuar kolegë, dhe ju artistë tē vegjël, por shumë të dashur, falenderojmë në emrin e BSHASH “Zēri i mērgimtarit” dhe nē emrin tim personal , sektorin e kulturës ,komuna Novara z.Luca Piantanida, zv.presidentin e provincës, për kulturën z.Andrea Crivelli dhe presidenten, doktoresha znj. Chiara Rondini.Falenderojmë për mbështetjen dhe sakrificat e bēra pēr të qenē i pranishëm, në këtë veprimtari, kryetarin e LSHK,profesor dr.Shyqri Galica, moderatorin e revistës “Metafora” profesor Adem Zejnullahu , poeten profesoreshēn Arbnesha Draga Kelmenti, kryetarin e Klubit letrar ” Pjetēr Budi” Mat, z.Hamdi Hysuka, kryetarin e Shtēpisē së Shkrimtarēve dhe Artistēve Durrës poetin z.Agim Bajrami, shkrimtarin për fëmijë z.Fatmir Gjestila , mësuesen e Shkollēs Shqipe znj.Aferdita Bashota (Podvorica).
Falenderojmë,.drejtoreshën e Shkollës 8 vjeçare “Ahmet Gashi” znj.Violet Gjoni, mësuesen profesioniste për trajtimin e fëmijēve me aftësi ndryshe , drejtoreshën e Shkollës “Dhora Leka”, znj.Klodiana Besholli, Konsullēn e pērgjithshme tē konsullatēs shqiptare në Milano znj. Anila Pojani dhe znj.
Një falenderim special për moderatoren tonë znj.Etleva Rrapaj.si gjithmonë e palodhur dhe e pandarē në veprimtaritē tona . Falenderojmë Shiqatën Ardhmëria Arzinjano Itali , kryetarin Kujtim Sadiku
Tē gjithē ju autorē poetē e poetesha, institucione e shoqata tē ndryshme qē keni ardhur tē festoni sot me ne . Të gjithë sē bashku realizojmë sot këtë veprimtari të larmishme në këtë trevjetor të realizuar me tri antologji poetike , ku kētē vit është si qershia përmbi tortë, “Lulëkuqet e Globit” dhe e pesta veprimtari kulturore artistike. Faleminderit për emocionet e bukura që na sollët kētu me prezencën tuaj, Pērfundimisht në emrin tuaj falenderoj tè gjithē kolegēt, artistēt dhe anētarēt , stafin BSHASH “Zēri i mërgimtarit” duke filluar nga unë si drejtuese , zv/ kryetarin poetin Myftar Gjonbalaj, sekretarin ,artistin internacional skulptorin z.Ilirjan Xhixha, me bashkëshorten piktoren znj.Ilira. Xhixha , piktorin Faik Skopeci, e piktorja znj.Vida Gavoci, poetja e gazetarja Alma Mehmeti e cila merr rrugë të gjatë nga Anglia pēr të realizuar këtë event, Poetja znj..Eda Miri ,poeti Fali Ndreka , drejtuesi i Revistet Marshi i Mërgimtarit “Maxhun Smajli , i cili vjen nga Gjermania , folkloristja Mimoza Kurtulaj poetēt Urim Mezini, Imer Hysa ,Agim Lika ,Hajri Lamaj, poetin Bajrush Azizin e Raffaele Iacaruso. Falenderojmë gjithē ata që bēnë tē mundur realizimin e kësaj veprimtarie si; studenten Ingrid Koni , një kontribuese e rregullt e eventit tonë, Kafe Bar Roma 2, Market “Shkodra” z j. Blerta Ulaj, gjirhashtu dy vajzat e mija Enkelejda Baja dhe Sllovana Baja dekoristja jonë e çdo eventi artistik dhe për çudinë, mbështetēsin e veprimtarisë, busullēn oruentuese dr.Ramazan Baja pēr kontributin dhe punēn e shkēlqyer e të palodhur, i gatshēm si përherë në krahun tim dhe kjo tregohet sot në këtë event tē larmishëm e dinjitoz. E quajta kështu ;
Simpozium Internacional e kulturor i BSHASH, “Zēri i Mērgimtarit” Novara Itali, sepse kjo veprimtari dh shumë tē tjera morën pērmasa internacionale.
Kur e mora pērsipër kētē detyrë, ose më mirē kur ma ngarkuan kētë mision sa të vështirë aq edhe fisnik u mendova mirë dhe i bēra pyetjen vetes;
Nēna mē lindi e mē dha jetē, më tundi në djepe me dashuri e sē bashku me qumështin më mëlkoi dashurinë për familjen, njerëzit dhe atdheun. Nga babai mora forcën,e kurajon, guximin. respektin dhe idealin e madh patriotik e atdhetar. Nga vendlindja , qyteti im i lashtē Durrës mora dijen e krenarinë , Nga toka ime Shqipëria mora etninē, gjuhēn dhe emrin e bukur shqiptare! Po unē ç’bēra pēr kombin, pēr vendlindjen, e pēr atdheun tim të dashur dhe tē shtrenjtë Shqipērinë? Tē gjithē bashkë ć’bëmē ne për to?
Ja si do të shprehej Pjetēr Bogdani nē njē seminar ;
“Ku lindin letrarēt, e ku lulëzojnë shkencētarēt , aty lind dija dhe lulēzon e mirësia “!
Edicioni i pestë ështē vazhdimēsi udhëtimi nē rrugëtimin e ndritur tē vlerave tona kombëtare shqiptare, gërshetuar në intrgritet tē plotë me kulturēn e vendeve ku jeton e vepron me dinjitet, korrektesë e seriozitet! Nuk janë pak as shumē tre vite veprimtari kulturore e poetike, muzë e frymëzim,kontribut e punë krijuese tre vite sakrificë e djersë , vumë shpirtin e zemrën, pa u ndalur në ruajtjen e vlerave tona kombētare shqiptare.
8 nēntori 2025, shēnon një tjetēr ngjarje tē rēndēsishme kulturore letrare e historike pēr të gjithë ne sot këtu nē Novara Itali. Për tē pestēn herë radhazi promovojmë vlerat tona , mu në zemēr të qytetit të lashtë ,artdashës me artistë tē apasiomuar tē fjalës së bukur nē vargje , në pikturë, skulpturē dhe muzikē.
Ishte e shtunë si sot, më 6 nëntor 2022 në një nga sallar e poshtë muzeut Brolletto nga artistë dhe inrelektualë të mirēfilltë krijuam shoqatēn tonë . Plot tre vite më parë ishim nē prag të festave të lavdishme tē popullit tonë shqiptar. U ndie e nevojshme pēr njē bashkëbisedim, shkëmbim eksperiencash e nendimesh mes intelektualēsh, të krijonim njē shoqatē ose njē bashkim të profileve të ndryshme .artistike si : shkrimtarë e poetë, piktorë e skulptorë, kēngëtarë valltarë, instrumentist me stilistë e moderatorë, artdashës dhe intelektualë tē kohës . Në mjediset e qarkut të shkrimtarēve në Novara të Italisë themeluam ligjërisht sipas statusit e rregullave , Ku vumë në program të shpalosnim lirshëm nē dheun e huaj ashtu , si në vendin tonë , vlerat tona kombētare , tradicionale , folklorike e artistike , sidomos flisnim hapur e lexonim gjuhën shqipe, tē demostronim artin dhe kulturēn , këngët e vallet tona , tē kujtonim e promovonim datat e shquara të letërsisë, datat historike , e heronjtë, simbolet kombëtare siç janē datat 28 nëntor 1912 ,dita e pavarsisë kombētare e flamurin kuq e zi. Që pēr atë flamurë bie në gjunjë vetëm një herë.
Flamuri ynë ēshtē i shenjtë, ai nuk ështē thjeshtë vetēm një simbol, Ai ështē fryma e një kombi, ështē gjaku i bijēve tē tokës arbërore! Gjaku që kurrë nuk thahet e kurrē nuk shterron! Ai ngrihet si feniksi nga hiri, duke u valvitur si burimi nē kujtesēn e një kombi qē kērkon liri e paqe, pavarsi e sovranitet, i njē kombi qē ngrihet madhështor e nuk vdesë kurrë në trojet e veta !
Do promovonim datën historke, 29 nëntor 1944 dita e çlirimit të atdheut tonë Shqipërisë, nga pushtuesit e huaj . Gjithashtu kishte ardhur koha rē promovonim 17 shkurtin 1999 ditën e fitores së Kosovës tonē të dashur Dardanisë dhe krijimin e UÇK-së me bijtë e saj më tē mirë trima e atdhetarë.
Mes vështërsive dhe pengesave ekonomike shoqata jonë ka zhvilluar dhe zhvillon mjaftē aktivitete tē rëndēsishme. Pikë referimi u bënë poetēt tanē tē letërsisë së vjetër e të rilindjes kombētare si:.Pjetër Bogdani e Pjetër Budi, Jeronim De Rada , Ndre Mjeda, Vaso Pasha Fishta, Naim Frashëri, e Naum Veqilharxhi, Andon Zako Cajupi, Fan Noli Asdreni , duke ecur në gjurmët e tyre e duke vazhduar rrugën e ndritur të shkrimtarëve , Dritero Agolli e Isnaiil Kadare Fatos Arapi e Lasgush Poradeci, Esad Mekuli, e Sulejman krasniqi, Dhimitër Shuteriqi, e Nasho Jorgaqi , Ali Podrimja , Frederik Reshpja , Ymer Elshani, Adelina Mamaqi, Arben Duka , Bardhyl Londo e Demir Gjergji etj.etj.
Ne me të vërtetë u krijuam për vlerat tona kombētare , por tē gërshetuar me ato të vendeve ku jetojmë, në integritet të plotë . Kemi anëtarë poet e poetesha artistē nëpēr botë që aderojnë dhe janë anëtarë të shoqatës tonē, si poeti e piktori torines, Raffaele lacaruso ,dhe presidente të Associazione Culturore Poeises Taranto sig Giovani Monopoli, etj. Gjithashtu kemi piktor të vegjēl, brenda në librin poetik “Lulëkuqet e globit”, në Novara si Elena Montaleoni, Elisa Françesco Guastalla, Lauren.L Manasterliu, Iris Koni, e deri në Chicago të Amerikës, Brodi Çaushi,. Gjermania Leodrita Mulliqi Nga Pistoja Emma Rrapa Kevin Kometa .Nga Shqipēria kemi vogēlushēt, Arla Arapi , Arba Hysuka , kemo nxënësit e shkollës Dhora Leka e Ahmet Gashi,
Kemi artistë nga Shkolla Shqipe në Belluno me mësuese znj.Afërdita Bashota , si:Rojana Humolli, Rialda Sadiku, Jara Abdullahu, Alea Miftari , Diellza Sadiku, Lediana Metolli etj etj. Ne si artistë jemi me fat dhe këtë duhet ta themi hapur e pa ndroje se Novara është njē qytet i lashtë i kulturës me artdashës ku institucionet që mbulojnē sektorēt e kulturës si komuna edhe provinca, japin hapësirë për dritërimin jo vetëm tē vlerave rë qytetit të vet , por edhe të artdashësve të ardhur nga vendet tjera duke i vlerësuar ato dhe mbështetur nē vlerat e tyre artistike, duke i hapur udhën e dritērimit të demostrojmë vlerat tona . Kētë e tregon edhe ky bashkēpunim sot, ku vetë drejtuesit , figurat institucionale të sektorit tē kulturēs, komuna Novara presidente Luca Piantanida, vice presidente tē sektorit të kulturës, pronvincës Novaraz.Andrea Crivelli dhe doktoresha Chiara Rondini,u bënë mbështetës e kontribues pēr tē realizuar kētë veprimtari poetike, duke rezervuar për ne kētë sallë dinjitoze të konsiglierëve.
Të nderuar kolegë kētu sot nuk jemi vetēm fizikisht, por kētu sot është mendja e ndritur dhe shpirti i bukur krijues i çdo autori emigrant e jo emigrant. …
Brenda tre viteve, krahas datave historike , si 28 nëntori 1912, Dita e pavarsisë, Festa e flamurit kuq e zi dhe 29 nēntori 1944, dita e, çlirimit tē Shqipërisë me diellin e aet në sy, fitoren e madhe të ëndërrës shekullorw, 17 shkurti, fitorja e Kosovēs, kemi “Ditën Ndērkombētare tē Librit”, “Dita Ndērkombëtare e Poezisë”, ajo kujton me dinjitet figurat e shquara tē artistēve tanē,. Nē kētē tre vjetor “Zēri i Mërgimtarit”” vendosi të vlerësojë krijuesit artistë me çmime të figurave të shquara të kombit tonë.Ashtu si në Antologjinë ” Shqipëri zemra jonë” , poetët e poeteshat u vlerësuan me çmimet dinjitoze si poeti arbëresh Jeronim de Rada , shkrimtari dardan , atdhetari i flaktë i persekutuar nga regjimi serb, Sulejman Krasniqi, piktorët me figurën e shquar të piktorit internacional Ibrahim Kodra, ndërsa artistët, instrumentistë të muzikës me çmimin letrar të artistit botēror Aleksandër Moisiu. Edhe këtë vit me një komision të pērfaqësuar nga mendje të urta e të mençura dhe specialisrtē të artit, autorët e librit “Lulēkuqet e Globit”, vendosëm që poetēt e rritur t’i vlerësojmë me çmimin letrar të shkrimtarit për fëmijë, poetit dardan “Ymer Elshani”, krijuesit e rinj në poezi e prozë me çmimin letrar të shkrimtares sē madhe shqiprare për fëmijë, znj. Adelina Mamaqi, piktorët e skulptorēt me çmimin letrar tē skulotorit e piktorit, tē fanshëm durrsak e të gjithë Shqipërisë, pionierit që hodhi pēr herë të parë themelet e pikturës në qytetin tonë Durrës e mbarë Shqipërisë “Nderi i Kombit” Sali Xhixha .
Sot , promovojmë me këto çmime simbolike autorët e rritur dhe të vegjēl. Pra erdhëm në këtë trevjetor rë realizuar me tre antologji poetike, “Zëru i Mërgimtarit”, “Shqipëri zemra jonë” dhe “Lulëkuqet e Globit”.Kjo e fundit me idenē e hedhur nga moderatoria jonë znj.Etleva Rrapa mbështetur unanimisht nga kryesia, pak me ndroje se nuk ishim të përgatitur në krijimtari letrare e artistike për fëmijë ose më mirë nuk ishim në pjekurinë e duhur si shoqatë për njē antologji të tillë pēr krijuesit nē muzë me pasion për të tre gjinitë letrare, ku kërkohej një përgjegjësi e madhe . Me njē komision special të figurave profesionale kjo antologji u pregatit dhe u realizua me sukses .Libri ka për reçensent shkrimtarin për fëmijë që mban mbi supe çmime nacionale dhe internacionale.. Dhe ky është profesori e poeti Fatmir Gjestila , për redaktor profesorin e gjuhë letërsisë, kryetarin e Klubit letrar “Pjetër Budi” Mat , e giornalistin,z.Hamdi Hysuka. Kemi njē kopertinē me grafikē të mrekullueshne nga i palodhuri e duararti z Daniel Zhusti,. “Lulëkuqet e Globit” dolën nga vatra e ngrohtë dhe e zjarrrtë, nga shtëpia botuese ” Lena Graphic ” drejtuar nga z.Hajdar Fejzullahu, që punon me cilēsi , me një staf tē palodhur dhe mjaft precizitet. Krahas poetēve penë- shquar të mençur, fjalë urtë kemi edhe piktorë e skulptorë apasionantë, instrumentistë dhw artistē të muzikës që kontribojnë për ecurinë e kësaj shoqate . Të gjithë bashkë bëjmë që shoqata jonë të hedhi hapa të guximshme me vendosmëri e të sigurta në vlerat tona kombētare shqiptare dhe më tej, duke i realizuar ato me kēmbēngulje, si mesazh i punës e dritërimit të fjalës së shenjtë shqipe për të shkuarën tonë historike , të sotmen plot mundime e të ardhmen akoma më tē ndritur.
Vetë pjesëmarrja juaj ose më mirë prezenca juaj të nderuar poet e poetesha, artistë nga të gjitha vendet e botēs , tregon edhe njëherë seriozitetin e punës tonë në grup, në udhën e bukur të dijes dhe dritës në marshimin tonë të pandalshëm. BSHASH ” Zëri i mërgimtarit ” tashmë si shoqatë është e konsoliduar ! Qē nē veprimtaritë e para ajo ka marrë përmasa internacionale e nuk ndalet !
FALEMINDERIT !
Me respekte
Kryetare e BSHASH ,”Zëri i mērgimtarit”
Trandafile Molla
8 nëntor 2025 ,Novaea Itali

















Burimi/Facebook/Zëri Mërgimtarit


Leave a Reply