Silvio Gonzato, pse na cenove familjen? Pse na kërkon të bëhemi si ti? Përse duhet të jemi modeli yt. Ne nuk të paragjykojmë për zgjedhjen tënde, për bindjen tënde seksuale, dhe nuk të mohojmë jetën tënde. Ju keni deklaruar se jeni ndarë nga bashkëshortja, keni dy fëmijë dhe jetoni tani me një mashkull. Kjo është zgjedhja juaj personale e respektojmë. Por ne nuk mund të jemi modeli juaj.
Ne kemi historinë tonë, një trung të fortë familjar, me prindër, nënë dhe babë, dhe nuk mund të themi “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Ky ligj i ri për barazinë gjinore na ka hequr të drejtën themelore për të thënë “nënë” dhe “babë”, të ruajmë identitetin dhe dinjitetin e fëmijëve tanë.
Silvio Gonzato, pse hesht gjithashtu për shpopullimin e vendit tonë? Pse nuk flet për korrupsionin që shkatërron çdo shpresë, për grabitjen e trojeve që janë djersa dhe historia e qytetarëve shqiptarë? Ndërsa qytetarët e ndershëm humbasin tokën, investimet dhe sigurinë e familjes, oligarkët dhe pushtetarët abuzojnë me fuqinë dhe lidhjet e tyre, duke u mbrojtur nga ligji dhe duke shkatërruar jetën e të tjerëve.
Populli shqiptar duhet të ngrihet! Nuk bëhet fjalë për paragjykime, por për mbrojtjen e jetës, familjes dhe identitetit të çdo qytetari. Drejtësia nuk mund të presë dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Familja, dinjiteti dhe e drejta për të jetuar në vendin tonë janë të shenjta dhe do të mbrohen me çdo mënyrë.
Kur bindja jote seksuale quhet e paprekshme dhe çdo diskutim mbi të konsiderohet diskriminim, pse bindja jonë, e drejta jonë për familje, për të thënë “nënë” dhe “babë”, dhe lidhja me historinë tonë nuk konsiderohet diskriminim?
Kur çështja prek jetën tonë, identitetin dhe trashëgiminë tonë, ajo nuk duhet të shihet si debat apo diskutim është shkelje, është padrejtësi dhe mohimi i të drejtave më themelore të njeriut. Ndërsa disa të drejta trajtohen si të shenjta dhe të pacenuara, të tjera ato që lidhen me familjen dhe historinë tonë u mohohen dhe u zvogëlohet rëndësia, duke krijuar një standard të pabarabartë dhe të padrejtë.
Pse ne duhet të përshtatemi ndaj pakicës, ndërsa pakica nuk është e detyruar të respektojë jetën, historinë dhe familjen tonë? Pse zëri i shumicës duhet të heshtë dhe të ndryshojë vlerat e veta themelore, ndërsa pakica imponon standardet e saj mbi ne?
Kjo nuk është barazi, por padrejtësi. Barazia e vërtetë nuk nënkupton që shumica të mohojë identitetin, traditën dhe të drejtat e saj për të bërë vend për pakicën, por që të gjithë të trajtohen me respekt, pa dhunuar historinë, familjen dhe dinjitetin e të tjerëve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply