Tronditje dhe dhimbje e madhe për familjen Harapi nga Melgusha e Shkodres. Dy vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi humbën jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Të dy vëllezërit po udhëtonin , kur makina e tyre u godit fuqishëm nga një automjet që kishte hyrë në krahun e kundërt të rrugës. Përplasja frontale ishte fatale: Ramazan Harapi, 66 vjeç, dhe Agim Harapi, 52 vjeç, ndërruan jetë në vend.
Sipas burimeve zyrtare, drejtuesi i mjetit tjetër, një 33-vjeçar, u arrestua nga policia pasi rezultoi nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.
Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin shkodran, ku dy vëllezërit Harapi njiheshin si njerëz të qetë e punëtorë. Një udhëtim i zakonshëm për ta përfundoi në tragjedi, si pasojë e papërgjegjshmërisë së një shoferi të dehur.
Burimi/Facebook/Portali Shkodra Sot


Leave a Reply