Me pallton e mjegullës mbi supe
dhe gjethet pergamenë të zverdhura,
Nëntori zbret mbi qytet
me frymën që mban një trishtim të heshtur.
Klepsidra s’e ndal hapin.
Kërkoj veten mes faqeve të një libri,
në hartat e lagështa të shiut
që vizatojnë kujtime mbi xhama
e treten ngadalë në qetësi.
Por diku,
në heshtjen e ftohtë të ajrit,
fotonët e një rrezeje prekin shpirtin,
si shpresë e vogël
që s’guxon të shuhet.
Davarit mjegullat e dendura,
për t’u kthjelluar më pas
në vështrimin e dlirë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply