
Miremengjes, Arbereshe, Arberore, Shqiptare, Mergate/Diaspore kudo qe ndodheni.
Sot, po iu percjelle tek Arbereshet e Biancavilles ne Sicili.
Kerkoj falje per injorancen time, por une nuk kisha dëgjuar asnjehere per shenjtin Shen Zenone/ Zenoni, shenjte shqiptare, besim tek arbëreshët.
Ne vijim materiali.
Emrat: Callicari; Casalis Callicaris; Universitàs ruris Callicaris; Casale dei Greci; Albavilla; dhe së fundmi Biancavilla, jane te lidhur me ngulimin Arbereshe qe ndodhet ne Provincen e CATANIA/ Katania / Sicili/Itali
Biancavilla është komuna arbëreshe e themeluar në vitin 1482 nga emigrantë shqiptarë të ardhur nga Shkodra, të cilët morën lejen për t’u shpërngulur në këtë zonë, që më parë quhej “Callcari” ose “Pojo i Kuq” (Pojo Rosso)
Sipas gojëdhënave, këta familje shqiptare mbartnin me vete një ikonë të Zonjës (Marisë) , dhe një mbajtëse relikesh të argjendtë, Shën Zenoni, një kryq të drunjtë dhe një këmborë.
Shen Zenone, është shenjti i parë mbrojtës i Biancavillës, i cili mbahet në procesion më 2 tetor të çdo viti, dhe dita kryesore e festës së tij bie më 14 shkurt. Kulti lidhet me origjinën shqiptare të qytetit, pasi themeluesit sollën me vete një relike të shenjtorit.
Edhe pse San Placido u zgjodh shenjti mbrojtës kryesor më vonë, Shen Zenone, qe sollen shqiptaret mban një vend të spikatur në përkushtimin e besimtarëve.

Sipas shpjegimeve në faqen zyrtare të kësaj komune, sapo shqiptarët mbërritën në “Callicari“, e varën ikonën e çmuar të Zonjës në një pemë fiku. Të nesërmen, kur do të largoheshin në kërkim të një vendi më mikpritës, gjetën degët e fikut të përdredhura rreth ikonës, dhe nuk mundën ta shkëpusnin që aty. Ata supozuan se shenjtorja, kishte dashur qe te ngulmoheshin aty.
Ky grup, duke patur parasysh distancën e madhe nga vendbanimet e tjera arbëreshe, në veshjet tradicionale të banorëve të Biancavilla-s mbizotëroi përbërësi lokal sicilian, dhe kjo çoi në zbehjen e traditave shqiptare.
Biancavilla është një qytezë me 23,811 banorë, i pozicionuar 513m mbi nivelin e detit, në një tarracë llave në shpatet jug-perëndimore të vullkanit Etna.
Tshenim; te Arbereshet e Sicilise , te Hora se Arbereshve, perpara shtepise se tyre, shpesh kishin te mbjelle peme fiku ose hardhi rrushi.
Foto: Revocazione Storica a Biancavilla, 2024. G. Sanantangelo, arkiv SME.
Materiali, Ornela Radovicka
Qendra Albanologjike, kerkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Ate Bellusci.
Burimi/Facebook/Comuni e comunità arbëreshë


Leave a Reply