Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një verifikim me iniciativë lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pas një incidenti të ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Elbasan.
Sipas burimeve zyrtare, inspektorë të ILD-së kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të administruar dokumentacionin dhe për të shqyrtuar rrethanat procedurale që çuan në ndalimin e avokatit.
Verifikimi ka për qëllim të evidentojë nëse janë respektuar të gjitha standardet ligjore dhe procedurat gjatë veprimit të autoriteteve.
Avokati Bajrami u arrestua pas deklaratave të bëra në sallën e gjyqit, të cilat u konsideruan si kërcënim ndaj prokurorit të çështjes.
ILD pritet të vlerësojë nëse ka vend për një hetim disiplinor apo masa të tjera lidhur me këtë rast, ndërsa ngjarja ka ngjallur interes në opinionin publik.
Burimi/euronews.al/


Leave a Reply