Lindur në Gjakovë, në një familje me ndikim të madh, bejlerët Kryeziu, Ceno beu ishte një figurë e rëndësishme në periudhën e trazuar të fillimshekullit XX.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, shërbeu si zëvendësprefekt në Krumë, duke drejtuar trupat kufitare. Përplasjet me trupat austro-hungareze do ta çonin në burgim nga autoritetet e tyre.
Pas luftës, u kthye në Gjakovë, ku u zgjodh kryebashkiak, duke fituar respektin e komunitetit lokal. Në 1922 u martua me Nafien, motrën e Ahmet Zogut, lidhje që do ta afronte me elitën politike të Tiranës.
Në kohën e Lëvizjes së Qershorit 1924, ai u largua nga Shqipëria së bashku me Zogun, dhe më pas u emërua komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri. Gjykata politike e asaj kohe e dënoi me vdekje në mungesë.
Pas rikthimit të Zogut në pushtet, Ceno bej Kryeziu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme (1925) dhe më vonë përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Pragë (1927).
Pikërisht atje, më 14 tetor 1927, në lokalin “Café Passage”, ai u vra nga Alqiviadh Bebi, duke lënë pas një mister të thellë politik që ende sot mbetet pjesë e diskutimeve mbi historinë e Shqipërisë së viteve ’20.
Ceno bej Kryeziu, një figurë e debatueshme, por pa dyshim një aktor i rëndësishëm i një epoke vendimtare për shtetin shqiptar.
Burimi/Facebook/Na ishte dikur


Leave a Reply