Sa kujtime vitet i lanë rrugëve të botës e tash më thërrasin me zërin e heshtjes.
Boll më pritën , e pritja i lodhi shumë aq sa heshtja vrau gjithçka mbeti mbrapa e tani duan të ecin bashkë me mua në kohën e tretur.
Ku janë , ku shkuan ato kujtime ?!
I shkeli koha , u vranë nga moti e mjegulla që vitet i theu. Ditët dhe vitet që ndoqën njëra tjetrën pa rrugë e shtigje.
E sot vallë ku janë ?! Kujtimet lënë gjurmë , lënë histori ashtu si historia e këpucëve të mia, 26 vjet jetë “. Sa gjurmë kanë brenda dhe akoma jetojnë . Sa shumë gjëra janë “ fshehur” brenda tyre nëpër autostradat europiane , për çfarë ?? Për një jetë ndryshe e vërtetë ndryshe e kërkova e ndryshe e gjeta.
Ato nuk ndryshuan , unë po!
A do të jetojnë më shumë ?!
Po , po sepse gjurma e tyre ka mbet atje , atje ku heshtja i mbuloj për dekadë e vite e sot erdhën , ecën vetë , folën vetë me gjuhën konkrete të viteve e rëndesa nuk i prishi , i la të jetojnë mes shpirtit e kujtimit.
A do ti ngjallin përsëri vitet e “ vdekura” në vite ? Ndoshta , ndoshta nesër , ndoshta pasnesër e ndoshta kurrë.
“ Këpucët e fatit” që vetëm fat nuk më sollën , por përsëri i mbaj sepse këmba ime eci shumë në kërkim të atij që ndoshta e shkela e nuk e pashë në ërrësirën e jetës.
Janë shoqërueset më besnike, i ruajta ti kam afër, këto nuk patën nevojë për pasaportë , identiteti i tyre isha unë , fryma e tyre isha unë dhe unë udhëtova rrugëve të egra , pa njohur , pa ditur se ku do të përplasem e sot përsëri jemi bashkë.
“ Këpucët e fatit”……..







Burimi/Facebook


Leave a Reply