Emri im është Elaine, dhe pas 40 vite punë si mësuese, e kam ndërruar stilolapsin e kuq me një shatë kopshti dhe mëngjese të qeta.
Gruaja e djalit tim, Adamit, Lindsay, më telefonoi për të më thënë, se donte të festonte daljen time në pension.
Ajo është avokate e një profili të lartë në një korporatë: taka të holla, xhaketa të përsosura dhe që nuk i qesh asnjëherë fytyra.
“Mos u shqetëso për pagesën,” tha ajo në telefon.
“Do ta paguaj unë.”
Hezitova. Kishte diçka në tonin e saj që dukej… Jo e sinqertë.
Por m’u bë qejfi.
Unë dhe Lindsay kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të ndërlikuar, kështu që ftesa më dukej si një ofertë paqeje.
“Shumë e sjellshme nga ana juaj,” u përgjigja. “Je e sigurt?”
“Sigurisht,” tha ajo me indiferencë. “E meriton.”
Restoranti që kishte zgjedhur dukej si një nga më të zgjedhurit, me një litar kadifeje në hyrje.
Nga ato ku nuk ka çmime në menu, gjë që është gjithmonë një shenjë e keqe.
Kamarierja i hodhi një sy shallit tim të dorës së dytë dhe mezi e fshehu neverinë e saj.
Por Lindsay kaloi, e lehtë, perfekte, e shkëlqyeshme si një reklamë reviste.
U ulëm pranë një dritareje që fillonte nga dyshemeja në tavan me një pamje të horizontit që ishte e mrekullueshme dhe “ulërinte” para’.
Gjithçka ishte e përsosur: gota kristali, peceta të kollarisura dhe pirunë që as nuk dija t’i përdorja.
“Pra, si është të jesh në pension?” pyeti Lindsay, duke shfletuar rastësisht listën e verërave.
Unë buzëqesha.
“E çuditshme, në fakt.
Qetësi. Vazhdoj të pres zilën e fillimit të orës së mësimit.”
Ajo porositi një shishe me diçka, në frëngjisht, që nuk mund ta shqiptoj, pastaj filloi të tregonte rrëfime për sallat e gjyqit, mbledhjet dhe se si një gjyqtar “e vlerësoi fjalën e saj hapëse”.
Unë pohoja me kokë, duke u përpjekur të ndiqja ritmin.
Ajo i bëri shenjë kamerierit dhe porositi “të zakonshmen”. Pastaj u kthye nga unë me një buzëqeshje, jo të përzemërt.
“Po për ty, Elaine?”
“Oh, pulë të pjekur për mua, të lutem,” thashë, duke u ndjerë në siklet.
Mendova se po ndanim një moment të rrallë mirëkuptimi.
Por diçka në tonin e saj, në kohën e saj, dukej… e llogaritur.
Pak më vonë, më tha se ka nevojë të shkojë në banjo.
“Do të kthehem menjëherë,” tha ajo.
Por kaluan dhjetë minuta. Pastaj njëzet. Tridhjetë.
Kamerieri u afrua.
“Zonjë, a do të dëshironit të paguanit faturën?”
Unë mbylla sytë.
“Unë… nusja ime tha… se do të paguante…”
Kontrollova telefonin. Dy thirrje të humbura, më parë, nga Adami.
Ndërsa Lindsay?
E kishte mbyllur .
Pastaj pashë totalin: 5,375 dollarë.
M’u errën sytë.
U ndjeva e poshtëruar, e mashtruar, por mbi të gjitha, e tërbuar.
Ajo e kishte bërë me qëllim.
Mora frymë thellë, i buzëqesha kamerierit dhe i dhashë kartën e kreditit.
Të lutem mos refuzo, iu luta kartës. Ajo nuk refuzoi.
Por e dija, që do të jetoja me supë, për një kohë të gjatë.
Të nesërmen në mëngjes, mora shoqen time, Joyce.
Ajo drejton një ekip pastrimi të njohur, që bën të shkëlqejë gjithçka, dhe ka zgjuarsi e humor të rrallë.
“Po më merr në telefon mua, Elaine?” tha ajo e habitur. “Duhet të ketë ndodhur diçka e veçantë.”
“Po, po ashtu është,” u përgjigja. “Më duhet një ekip dhe pak klas.”
“Të kuptoj, mos më thuaj gjë tjetër” tha ajo. “Jemi dakord.”
Pastaj thirra Sylvian, avokaten më të aftë në pension, në klubin tonë të librit. Dikur e kisha ndihmuar nipin e saj të kalonte provimin e anglishtes.
Ajo më detyrohej një nder.
“Sa do të kushtonte të kërcënoja dikë, por të mos shkojë deri në gjykatë?” pyeta unë.
Sylvia shpërtheu në të qeshura. “Elaine, në çfarë telashesh je futur?”
“Në asnjë telash. Por do t’i mësoj dikujt se si duhet të sillet.”
Ajo nuk pyeti për detaje. “Do të të përgatis diçka që do ta mbajë zgjuar tërë natën.
Falas, sigurisht.”
Një javë më vonë, Lindsay u shfaq në shtëpinë time për çaj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. E patëmetë. Zëri i saj ishte i ëmbël.
“Elaine! Dukesh mirë. Shpresoj se e shijove darkën?”
I dhashë një zarf.
“Çfarë është?”
—Vetëm një falenderim i vogël.
E hapi. Sytë e saj panë fletën. Ajo u zbeh në fytyrë.
—Po më padit?—tha ajo me vështirësi.
—Jo nëse pranon disa kushte të thjeshta,—u përgjigja unë, duke pirë çaj.
Ajo dukej e shokuar. —Kjo mund të më shkatërrojë karrierën.
—Atëherë ndoshta mos e tradhto vjehrrën tënde të moshuar,—i thashë butësisht.
—Çfarë do?
—Tri gjëra: një falje publike, një rimbursim të plotë të asaj fature dhe që tani e tutje, më trajto si qenie njerëzore, jo si një trampolinë.
Më shikoi për një moment të gjatë përpara se të tundte kokën. —Mirë. Por askush tjetër nuk duhet ta dijë.
—Dakord,—thashë unë, duke i zgjatur dorën. —Fjala e mësueses.
Të nesërmen në mëngjes, mediat e saj sociale u mbushën me një falje të hartuar me kujdes. Llogaria ime bankare? 5,500 dollarë më e pasur. Por kjo nuk ishte pjesa më e mirë.
Joyce dhe ekipi i saj përshkuan shtëpinë e pastër të Lindsayt si një tornado, duke e lënë atë të pastruar … dhe paksa të rrëmujshme.
Në dollapin e saj: këpucët e ngatërruara për çdo palë. Dollapi i banjës? Të rirregulluara sipas rendit alfabetik. Dhe në krevatin me madhësi king: një shënim i futur në një kuti të mbështjellë me shirit.
Brenda ishte një listë, me çdo goditje pasivo-agresive, çdo goditje therëse, që më kishte hedhur.
Dhe një mesazh: “Shtëpi e pastër. Faqe e pastër.”
Atë natë, Lindsay telefonoi.
“Elaine,” tha ajo butësisht. “Ke goditur në shenjë. E meritoj.
Më fal për sjelljen e pa denjë.”
“Falja pranohet,” i thashë.
“A mund të fillojmë nga e para?”
“Do të doja,” iu përgjigja.
Që atëherë, ajo më telefonon për të biseduar. Më ka kërkuar receta. Më ka ftuar për darkë – darka të zakonshme – për të cilat ajo në fakt ka paguar.
Vetëm javën e kaluar, ajo më kërkoi ta ndihmoja të planifikonte ditëlindjen e Adamit.
“Ti i njeh më mirë se kushdo,” tha ajo.
E ulur në kuzhinën e saj, e rrethuar nga tullumbace dhe mostra ëmbëlsirash, nuk munda të mos buzëqeshja.
“E di,” tha Lindsay, duke ngritur kokën, “më mësove diçka të rëndësishme.”
Ngrita një vetull.
“Mos e nënvlerëso kurrë një mësues në pension.”
Buzëqesha. “Zemër, kam mbijetuar dyzet vjet në shkollë të mesme.
Kjo ishte një shëtitje në park për mua.”
“Ndonjëherë, mësimet më të hidhura vijnë të veshura me petka të bukura dhe gosti festive.”
Dhe ndonjëherë respekti nuk jepet, ai fitohet.
Edhe nëse duhet ta mësosh në një mënyrë të vështirë…
Burimi/Facebook/Mësimi


Leave a Reply