Pas derës lë këpucët,
me lodhjen e këmbëve brenda.
Tek dollapi i rrobave var xhaketën,
me xhepat mbushur plot me shqetesimet e ditës.
Në buzët e gruas vulos çlodhjen,
marr lejen e gëzimit të orëve të mbetura.
Me sy pi një kupë hapësirë shtëpie ,
dhe dehem nga kënaqësia e djersës së ndershme ,
që e bëri shtëpinë tonë.
Ulem e ha drekën me gjellët mrekulli,
gatuar nga ti , duke të uruar me sy.
( Fjalët janë “gjella” me e “tepërt “,
e kësaj tryeze të thjeshtë).
Mbështes shpatullat tek muri,
që diçka më thotë në vesh,
dhe ja marrim një kënge përbrendëshmi,
nga koka,tek çatitë,
nga themelet, tek zemra,
për vajzën e djalin tonë,
për nipin e mbesat që kemi,
për nipër e mbesa që do na vijnë…
Këngën,
unë dhe shtëpia ime e dëgjojmë…
Këngë moj,
mos na mbarofsh kurrë….!
Burimi/Facebook


Leave a Reply