Ai thoshte gjithmonë:
-“Kam gjetur gruan më të bukur në botë.”
Dhe e besonte me gjithë zemër.
Por me kalimin e viteve, erdhi diçka që asnjëri prej tyre nuk e priste: një sëmundje e lëkurës nisi ngadalë ta ndryshonte fytyrën e saj.
Bukuria e jashtme, pak nga pak, po zbehej.
Një ditë, ai u detyrua të nisej për një udhëtim.
Kur u kthye, një aksident ia mori shikimin.
Që nga ai moment, bota e tij u bë e errët.
Por jo dashuria e tyre.
Vijonin të qeshnin, të flisnin, të ecnin dorë për dore.
Si gjithmonë.
Sikur asgjë të mos kishte ndryshuar.
Por sëmundja nuk ndalej.
Trupi i saj po ndryshonte, por ai, i verbër, nuk mund të shihte më çfarë po ndodhte.
Dhe kështu, dashuria e tij mbeti e pastër.
E paprekur.
Si ditën e parë.
Ai e donte si gjithmonë.
Dhe ajo e donte edhe më shumë.
Pastaj, një ditë, ajo u largua përgjithmonë.
Vdekja e saj e theu përbrenda.
Pas lamtumirës së fundit, ai bëri gati valixhet dhe la qytetin…shumë kujtime, shumë heshtje.
Një kalimtar, duke e parë të nisej vetëm, iu afrua me butësi:
-Po tani? Si do të ecësh pa të? Ajo ishte sytë e tu…
Ai uli kokën, qëndroi në heshtje për disa sekonda.
Pastaj tha ngadalë:
— Unë… gjithmonë kam parë.
Thjesht bëra sikur isha i verbër.
Sepse e dija që, po të merrte vesh sa shumë po ndryshonte fytyra e saj, ajo dhimbje do ta vriste para sëmundjes.
Nuk isha dashuruar vetëm me bukurinë e saj.
Isha dashuruar me shpirtin e saj.
Dhe zgjodha të mos shoh…për t’i lënë diçka që vlente më shumë se pasqyra:
sigurinë se ishte ende e bukur në sytë e mi.
Sepse kur e do vërtet dikë, e mbron.
Edhe nga ajo që nuk mund ta ndryshosh.
Dhe zgjedh heshtjen, vetëm për të mos e lënduar.
Sepse shpirti, ai po, nuk plaket kurrë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply