Ta putha dorëndhe dita dimërore m’u bë pranverë.
Zbathur,
sandalet me rripa,
s’do t’i harroj asnjëherë.
Me sari* mbështjellur,
si deti bardhë me dallgë blu,
ç’e madhe dritë në syt’ e tu,
ke mbetur përgjithmon kështu.
Dhe u betova:
Të mbetem shërbëtor.
Në çdo fat tjetër,
pa drojë, do t’isha gazëtor.
Zot, mos mbeça kurrë spektator!…
Tretet Migjeni, atje, në shesh.
S’e fsheh
S’duron hipokrizi, po buzëqesh.
Lum kush e sheh!
Ndaj dorën tënde putha sot,
sandale, rripa – burgu im.
Në det të bardhë u zhyta not,
me dallgët blu në përqafim.
E le të ngrihen plot shtatore, të ftohta,
me çfarëdo emër.
Ty do të mbaj, fshehur nga bota
Shenjtorja ime, do të mbaj në zemër.
· sari – veshje e misionareve të Nënë Terezës.
Burimi/Facebook


Leave a Reply