Ulqini, qytet turistik me miliona të ardhura çdo verë, ka ende një gjimnaz të ndërtuar para 55 vjetësh – një barakë montazh e ngritur pas tërmetit të vitit 1968! Në shekullin e internetit, të inteligjencës artificiale e të hoteleve luksoze, nxënësit shqiptarë mësojnë në një “kuti kartoni” që mbahet gjallë vetëm me arnime e suva, paramendoni përkundër ankesave të prindërve, ende mësimdhënja mbahet në dy turne tesh e 45 vjet….tmerr.
Është turp për komunën, turp për shtetin malazez, turp edhe për Shqipërinë e diasporën që krenohet me flamur nëpër festa, por harron shkollën e Ulqinit. Është koha të ndërtohet një shkollë e re – jo një barakë e re. Shkolla mesme shtyllë kryesore e ndihmës Ulqinit, e jo largimit saj.
Thirrje publike për një shkollë moderne në Ulqin, jo foshnjore që ka vite që premtohet nga pushtetaret po nuk realizohet.
I bëjmë thirrje shtetit malazez, komunës së Ulqinit, shtetit shqiptar dhe diasporës shqiptare:
Ulqini ende mësohet në gjimnazin e tij të vjetër, të ndërtuar si donacion nga Republika e Bosnjës para 55 vjetësh. Ajo ishte një godinë montazh, me material të lehtë, e ngritur pas tërmetit të vitit 1968 – e menduar si zgjidhje e përkohshme, por që sot ka mbijetuar për më shumë se gjysmë shekulli.
Qindra gjenerata kanë kaluar në këtë shkollë, dhe mijëra nxënës vazhdojnë të mësojnë në kushte të vështira. Çdo vit bëhen arnime, riparime e “mjekime” të vogla, por realiteti është i qartë: godina është tej mase e amortizuar, e vogël dhe e papërshtatshme për nevojat e një arsimi modern.
Stafi drejtues dhe arsimtarët bëjnë më të mirën në këto kushte, por puna e tyre mbetet e penguar nga infrastruktura e tejkaluar. Ulqini i sotëm ka nevojë dhe meriton një shkollë të mirëfilltë, moderne dhe dinjitoze, që i përgjigjet kohës dhe kërkesave të arsimit bashkëkohor.
Prandaj kërkojmë:
• Që shteti i Malit të Zi dhe komuna e Ulqinit të marrin përgjegjësinë institucionale për ndërtimin e një gjimnazi të ri.
• Që shteti shqiptar dhe diaspora të kontribuojnë në këtë projekt, si një investim në të ardhmen e rinisë shqiptare të Ulqinit.
Mjaft me arnime! Ka ardhur koha që Ulqini të ketë një shkollë të re – simbol i dijes, përparimit dhe dinjitetit.




Burimi/Facebook


Leave a Reply