Nga Sami Haliti
Migrimi është bërë dukuri normale dhe e pa shmangshme e shoqërisë bashkëkohore. Migrimi është i pa shmangshëm dhe e mira e kësajështë se veç jemi mësuar me të.
Migracioningjan në çdo shoqëri dhe ka specifika të cilat janë rrjedhojë e faktorëve të ndryshëmqoftë historik, gjeopolitik dhe ekonomik. Migrimi te shqiptarët fillon qysh herët dhe i njëjti vazhdon ende edhe në momentin kur Evropa është më hermetike se kurrë ndaj tyre.Shikuar nga aspekti ekonomik migrimi ka ndikim pozitiv, pasi që migrimet bëhen në vende më të pasura nga ku krijohen të ardhura dhe kjo ka ndikim pozitiv ekonomik në familje e edhe në shoqëri, por shikuar nga aspektii një perspektive totale shoqërorë, ai shfaq edhe manifestime të tjera, e një ndërto është konflikti.
Konfliktet që vijnë në pah nga migrimet, reflektohen kryesishtnë sferën personale (individuale) dheatëfamiljareapo mikro-sociologjike, pormundë të marrin edhe përmasamë të gjëra shoqërore me karakter statistikor gjë e cila mundë të reflektohet me ndryshimin e trendeve dhe prirjeve sociabile të një grupi shoqërorë.
Por, migrimet te shqiptarët nuk kanë pasur vetëm karater ekonomik, por edhe politik bile edhe ushtarak. Relacionit mes migrimeve dhe konflikteve sociale, te shqiptarët e Kosovës shtron nevojën e një distinkcioni elementarë i cili do të konsistonte në dallimin mes migrimeve ekonomike, dhe migrimeve të përcjella edhe nga faktorët tjerë sikurse aigjeopolitik i cili ngërthen atë politik, policorë, dhe ushtarak
Përveç periudhës së pasluftës, në Kosovë emigracioni paraqet rast i cili shkaktohet edhe nga faktori politikme elemente të presionit ushtarak edhe policorë. Vetëm pas luftës së fundit, për herë të parë, mungon komponenta gjeopolitike e nxitjes së migrimit, e cila dominohej në tërë periudhën e më parme, si faktor konstant. Konform kësaj, migracioni te shqiptarët do të mundë të ndahej në migracion i cili është rezultat i konflikteve dhe migracion i cilika karakter ekonomik i përcjellëme konflikte sociale. Ky periodizim mundë të konsiderohet teknik, andaj i njëjti do të mundë të kishteveçoritë e mëposhtme dalluese:
Migracioni si rrjedhojë e konflikteve
Gjurmët këtij emigracioni mundë të hasen kurdo kur shqiptarët ishin të pushtuar nga të tjerët. Migracioni në kohen e pushtimit Osman hasen vetëm në të dhëna gojore, që kanë mbetur në mbamendjen e popullit. Të shumtën, janë këto rrëfime tragjike për nizamët që i shërbenin perandorisë Osmane meshtatë e më shumë vite, dhe kur ktheheshin, nëse ktheheshin, të njëjtit ballafaqoheshin me situata tragjike individuale. Melosi popullor shqiptarë ngërthen situata të ndryshme të këtij tragjizmi, që nga mosnjohja e njerëzve të afërt sikurse djali apo vajza dhe deri te gruaja e martuar, në rastin më tëkeq me anëtarë të familjes, kjo pasi nizami konsiderohej i vdekur. Natyrisht se nizamët nuk ishin të vetmit që lëviznin, kishte edhe kategori tjera, por tragjizmi tyre ishte skajshmërisht i madh.
Emigracioni pas largimit të perandorisë Osmane, në të gjithatrajtat shtetërore tëSerbisë dhe të Jugosllavisë karakterizohej me lëvizje të mëdha të popullsisë shqiptare nga ndikimi i politikave shtetërore. Numri prej 5 deri 6 milion banorë me origjinë shqiptare në Turqi flet mjaftë lidhur me këtë. Pas pushtimit serb migrimet kryesisht kanëkarakter të presionit politik, pa lënë anash edhe inkludimin e faktoritushtarak. Pushteti represiv, i nxiturnga stereotipisikurse ajo V. Gjorgjeviq i cili pohonte se”Shqiptarët primitiv dhe të prapambetur, janë produkt i mjedisit gjeografik që i bëri të pa aftë për jetë shtetërore dhe të pavarur” kontribuoi shumë në vëllimin e migrimeve. Ky njerinuk ishte as i fundit e as i vetmi ndër serbët që kishte paragjykime ksenofoboke ndaj shqiptarëve.
Emigracioni gjatë dhe pas luftës së dytë botërore karakterizohet më lëvizje po ashtu të mëdha. Krijimi i rrethanave të reja shoqërore, nga koha kur erdhi dominimi i komunizmit, fakt ky me përmasa globale politike,pati ndikimin e vet edhe në te shqiptarët. Njëfazë e shpërnguljevekryesisht për Turqi “fillon pas periudhës 1956-1958” (Aliriza Selmani) kur erdhi në shprehje marveshja realizuar në Split mes Josip.Broz Tito dhe F. Kypryliu-t. Po përmendim vetëm përciptazi se shteti i Jugosllavisë (në trajtë të RSFJ) me gjithë profilin politik majtist, bazuar në maksimat e vet proklamuara nuk do të duhej të lejonte të vinte në shprehje terrori dhe stimulimi i migracionit të dhunshëm (politik) vetëm ndaj një grupacioni shoqërorë. Mundë të thuhet me shumë siguri se substanca e popullatës shqiptarëu dëmtua shumë në këtë periudhë. Një numër e i madh i familjeve të copëtuara nga emigracioni i kësaj periudhe janë evidente ende.
Migracioni si burim i konflikteve
Migrimi i pasluftës ishtefillimi i njësituatë e re e cila fillonte me mbarimin spektakolarë të e një forme paraprake e cila ishte me karakter represiv. Emigracioni ekonomik po fillonte vrullshëm, me vdekjen përfundimtare të emigracionit të dhunshëm. Kampi i Bllacës,dhe Stankovecitdo të jenëepisodet e fundit të migracionittë shkaktuar nga konflikti. Shumë nga emigrantet e sotshëm janë me origjine nga një formë paraprakedhe tanivazhdojnë të jenë mërgimtarëtë cilët i takojnë emigracionit ekonomik. Shume nga ta edhe pse u kthyen ne Kosovë pas mbarimit të konfliktit, pra të nisur si migrim nga konflikti, prapë shfrytëzuante drejtën e dhënë (apo të fituar) nga shtetet ku ishin pritur si refugjat,ku u kthyen përsëri dhe vazhdojnë të jene ende atje. Ishte ky një laborator i dhunshëm social në të cilin shqiptarët e përjetuankëtëmetamorfozë të pa parë.
Nëse ata ishin larguar nga dhuna serbe, gjë që vërtet ishte një gjë e dhimbshme, pas kthimit të tyre pas mbarimi të luftës, nuk ishin shkaqet politike e as ato të sigurisë më ato që i detyruan ata të kthehen prapa, por thjeshtë ishte dëshira e tyre për te jetuar ne shtetet përkatëse me status ekonomik më të konsoliduar se Kosova.
Konflikti i lindur mes dashurisë për atdheun dhe “luksit” që u ofrohej nga këto vende, me përjashtime të pakta kryesisht u fitua nga kjo e dyta. Ishte kjo një shpërfaqje e një konflikti mes emocionales dhe pragmatikes e cila vinte në shprehje për herë të parë.
Duke i lënë anash fazat dhe trajtat e ndryshme të emigracionit, kur flitet për konfliktet e emigrantëve, mundë të thuhet se ato, u shfaqen qysh me paraqitjen e tij. Situata kur emigrimi filloi të bëhej edhe për shkaqe thjesht ekonomike është koha e një bumi ekonomik e cila erdhi në shprehje ne Evropën perëndimore pas luftës së dytë botërore, e cila kishte nevojë të madhe për krah pune. Ishte hera e parë që shqiptarët në ish Jugosllavisë, dilnin jashtë shtetit, të cilit administrativisht i takonin, për qëllime ekonomike, me synim përfitimin ekonomik dhe rritjen e standardit të jetësor. Porkjo ishte vetëm njëra anë e medaljes.
Ishinemigrantët ekonomiktë cilët shkonin në botën e jashtme për të punuar, por linin pas me mijëra bashkëshorte, me apo pa fëmijë. Sado që aspekti ekonomik ishte pozitiv, qysh nga kjo fazë e emigrimit faktikishtishte iniciuar konflikti mes emigrantëve dhe pjesëve të familjeve të tyre të mbetura në Kosovë.
Në kontekstkonflikteve të mërgimtarëvemundë të flasim për shpërfaqjen e konflikteve meelemente si vijon:
Konflikte sociale: Fëmijët e emigrantëve rriteshin pa njërin prind dhe konflikti fillimisht vinte si rrjedhojë ekontakteve të pa mjaftueshme mes prindërve dhe fëmijëve. Një strukturë e këtillë emigracioni nuk mundi të qëndronte. Emigrantët e këtillë individualduke qenë në konflikt me familjet e tyre, në një situatë krejt tjetër sociale,zhvillimet do të precipitojnë drejt një lëvizje gjithnjë e më të madhe të anëtarëve të tjerë të familjeve të tyre drejtshteteve ku punonin emigrantët.
Konflikte ambientale: Ambienti ku jetonin dhe punonin emigrantët, me gjithë faktin se shumica e tyre nuk ishin të kualifikuar, shpuri drejt ndryshimit të qëndrimeve të tyre. Ata më nuk mundë të pajtoheshin me dinamiken e një ambienti nga ku kishin shkuar. Sot gjithnjë e më shumë emigrantë pushimet vjetore i kalojnë në Egjipt, Spanjë, Turqi. Vizitat për çdo dy vitejanë gjithnjë e më të shumta dhe ky trend supozohet se do të ketë rritje në të ardhmen.
Konflikte konceptuale: Konfliktet në mentalitetet e pjesëtarëve të fëmijëve të emigrantëvedhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata gjithnjë e më shumë qëndrimin në shtëpitë e prindërve i konsiderojnë si qëndrim në një vend të huaj;
Konfliktet ekonomke: ku shihen fillet e para të një individualizmi në rritje si dukuri e cila ështëkarakteristikë për jetën në shoqëri industriale. Trendi i remitencave pritet të zvogëlohet.
Konfliktimartesore: i cili vjen në shprehje te një numër gjithnjë e më i madh i emigrantëve. Ky konflikt zhvillohet mes dëshirës së familjes për nuse tradicionale dhe interesit të drejtpërdrejtë të individit në vendin ku ai jeton. Nuk janë të pakta rastet kur kemi martesa të emigrantëve me anëtarëtë grupeve tjera jo vetëm për rregullim statusi ekonomik (mi bo letrat), por thjeshte nga interesi i ndërsjellët martesorë. Edhe pse kjo dukuri është më shumë e shprehur te meshkujt, rastet kur kjo ndodhë edhe nga femrat shqiptare me po te njëjtat arsye individuale është në rritje.
Çka duhet bërë, zgjidhja?
Një diagnozë vërtet do të ishte e mirëseardhur, por në këtë rastajo nuk mundë të jepet, pasi në fakt nuk ka zgjidhje ideale dhe të sigurt e cila do të duhej të synohej. Megjithatë diagnoza e vetme që mundë të jepet është se çka nuk duhet bërë, në fakt çka duhet kuptuar në kontekstin aktual, e ajo është fakti se migrimi është bërë dukuri normale dhe e pa shmangshme e shoqërisë bashkëkohore. Migrimi është i pa shmangshëm dhe e mira e kësajështë se veç jemi mësuar me të. Në fakt jetojmë në kohë kur migrimi si fenomen edhe pse ende ekziston, i njëjti në kontekst të zhvillimeve bashkëkohore duhet të rikonceptualizohet. Komunikimet e përditshme ndër më të ndryshmepo e zbehin mallin për atdhe që e krijonte mërgimi para sa vitesh. Nëse mërgimtarët e hershëm ekonomik komunikonin me letra që vinin pas dy apo tri javësh, kjo tani ndodhëdrejtpërsëdrejti dhe në kohë reale, dhethuaja pa ndonjëkufizim. Shumica e udhëtimeve me aeroplan nuk merr më shumë se tre orë në secilin cep të Evropës, prandaj nocioni i mërgimit sikurduhet të zëvendësohet me integrimin në trendet globale, pasi, po të e abstaktojmë faktorin komercial, nuk ka më kuptim të këndohen këngë kurbeti, apo të zgjidhet miss diaspora,përderisa migrimi bëhet nga interesi ekonomikdhe si zgjedhje e preferuar individuale.
Ndoshta veçjemi duke jetuar format e paratë fshatit global.
Sami HALITI
Master, Sociologji
Express
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply